Kosova
Ansambli “Mati” Nga Burreli, fitues i festivalit “Hasi jehon 2018”
Mbrëmjen e së shtunës, në Gjonaj të Hasit, me ndarjen e çmimeve për ruajtësit me fanatikë të folklorit burimor, u mbyll edicioni i 29 i festivaalit “Hasi jehon”
I nisur në vitin e largët 1975, si festival i shoqërive kulturo artistike të Rajonit të Hasit dhe i quajtur dasma hasjane, sot festivali “Hasi jehon” është shndërruar në dasmë gjithëshqiptare. Këtë e dëshmon pjesëmarrja e organzimave kulturorë nga e gjithë gjeografia shqiptare dhe këtë e dëshmon edhe fituesi i edicionit të 29.
Juria në përbërje Sami Piraj, Dilaver Kryeziu, Hisen Dida dhe Shaqir Hasi, çmimin “Malësori” për programin më burimor ia ndau Ansamblit “Mati” nga Bureli i Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Çmimi “Malësorja iu nda ShKA “Fushë Kosova” nga Fushë Kosova, ndërsa çmimi “Lahuta” iu nda Ansambli autokton “Rugova” nga Rugova. Çmimi Nazmije Hoxha: Vlora Duraku nga Krusha e madhe.
Parpara ndarjes së shpërblimeve, në përmbyllje, drejtori i festivalit “Hasi jehon” Haziz Hodaj tha se vitin e ardhshëm mbahet edicioni i 30, prandaj do të ketë angazhim të shtuar që ky përvjetor të shënohet me një organizim shumë më të mirë. “ Ju premtoj se edhe vitin e ardhshëm do të mbahet festivali që ta rrumbullakojmë në mënyrë sa më madhështore 30 vjetorin e këtij festivali, që është njëri ndër festivalet më te vjetra jo vetëm në Kosovë. Në emër të jurisë Sami Piraj tha se “festivali Hasi jehon ka arritur ti krijojë konturat e një manifestimi jashtëzakonisht të rëndësishëm të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave të trashëgimisë të cilat janë bartur brez pas brezi si identitet kombëtarë”. Ai tha se juria nuk e kishte të lehtë por shtoi se vendimet i kanë peshuar me elementet e trashëgimisë.
Përveç tri çmimeve kryesore juria ndau edhe këto çmime:
Instrumentisti më i dalluar : Baki Xhaferi nga ShKA “Anadrinia” nga Dejni i Rahovecit
Orkestri më i mirë : Ansambli “Mati” nga Burreli
Grupi i rapsodëve: Grupi polifonik nga Gjirokastra
Rapsodi më i dalluar: Selajdin Miftari
Rituali më objektiv: Ansambli “Romaja”
Kostumet me autoktone : Ansambli “Romaja”
Loja popullore : Ansambli “Rapsha” nga Tuzi
Koreografia më e dalluar: “Shqiponja” nga Shkupi
Treshja më e mirë e valltarëve: Muhamet Sinani, Myzafer Lutfiu, Fejsal Shaqiri nga Ansambli Bresana
Valltarja e dalluar: Shkurte Dauti nga Ansambli “Kruma” nga Shqiperia
Valltari i dalluar: Zekirija Kadriu nga ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












