Kosova
Pse u anuluan telefonatat dhe vizitat për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Për një masë të tillë nuk kishte kurrfarë paralajmërimi
Qendra e Paraburgimit në Scheveningen të Hagës, ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka ndaluar gjatë ditës së diel telefonatat dhe komunikimet përmes video-lidhjes (platformës zoom) mes të paraburgosurve dhe familjarëve.
Klan Kosova ka mësuar nga disa familjarë që kanë pasur të planifikuar kontaktin përmes video-lidhjes, se kjo nuk është realizuar sipas planit pa u dhënë asnjë arsye paraprakisht.
Ndërkohë, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçit, Blerim Thaçi, thotë se janë anuluar edhe vizitat.
“Sot, deri sa ishim nisur për të shkuar në Hagë dhe i kishim bërë të gjitha rezervimet e nevojshme atje, pasi që nesër kishim vizitë të konfirmuar te vëllai ynë, na ka ardhur një njoftim që na është anuluar vizita, pa na e dhënë asnjë arsye, asnjë sqarim. I njëjti njoftim u kishte shkuar edhe vizitorëve të tjerë. Për ne si familje, kjo sjellje është vërtet e papranueshme. Jo vetëm që po i mbajnë të paraburgosur jashtë çdo praktike juridike, duke ua shkelur edhe të drejtat njerëzore, por tash po na penalizojnë edhe neve, familjarëve të tyre, duke mos na lejuar as që t’i vizitojmë e takojmë familjarët tonë. Përpos që po i mbajnë padrejtësisht në burg që tre vjet, tash po mundohen t’i izolojnë edhe më shumë, duke mos iu lejuar as vizitorë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësinë’’, ka thënë Blerim Thaçi, përcjell albinfo.ch.
Kufizime të tilla kishte pasur vetëm gjatë vitit të parë të qëndrimit në paraburgim për krerët e UÇK-së, si pjesë e masave të marra gjatë kohës së pandemisë.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













