Lajme
Aplikacioni ‘SwissCovid’, në dispozicion për shkarkim nga kjo javë
Qytetarët zviceranë inkurajohen të marrin pjesë në gjurmimin e kontakteve me Covid-19 përmes telefonave celularë nga 25 qershori.
“Përdorimi i aplikacionit ‘SwissCovid’ është vullnetarisht dhe pa pagesë. Sa më shumë njerëz që e instalojnë dhe përdorin aplikacionin, aq më efektivisht mund të na ndihmojë të lokalizojmë koronavirusin”, njoftoi Zyra Federale e Shëndetit Publik në faqen e saj të internetit. Aplikacioni mund të shkarkohet në Apple Store dhe Google Play. Aplikacioni plotëson metodën klasike të gjurmimit të kontaktit të përdorur nga kantonet. Aplikacioni në mënyrë anonime mat se sa kohë dhe sa afër ishte një telefon me të tjerët që kanë aplikacionin. “Regjistron çdo takim që ka me telefonat e tjerë (më afër se 1.5 metra dhe për më shumë se 15 minuta në çdo ditë)”, shpjegohet më tej në njoftim, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti miratoi bazën ligjore të aplikacionit në fillim të këtij muaji.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















