Kuriozitete
Apple, në një fazë të përparuar të një iPhone të ri, “fleksibël”
Tashmë shumë informacione kanë dalë nga vetë kompania Apple, e cila ka bërë të ditur se po punon për një telefon të ri që do të përfaqësojë një lloj krejtësisht të ri të pajisjeve për atë kompani të njohur, transmeton albinfo.ch.
Kjo risi pritet të jetë me një telefon rrokullisës, i cili do të pajiset me një ekran “fleksibël”. Kompania, e njohur për faktin që nuk komenton zakonisht për produktet e saj në zhvillim dhe nuk u referohet thashethemeve rreth tyre, duket se këtë herë ka një pajisje të re në një fazë tashmë të përparuar të zhvillimit.
Në fakt, duket se dy telefonat prototipa të iPhone kanë kaluar me sukses provat e brendshme në fabrikën e Foxconn në Kinë, raportoi gazeta tajvaneze The Daily Times.
Sipas informacionit deri më tani, iPhone “fleksibël” i Apple duhet të ketë një dizajn të ngjashëm me modelin Galaxy Fold të Samsung: një ekran të jashtëm më të vogël, kamera të vendosura në pjesën e pasme të pajisjes dhe një ekran të madh fleksibël.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme















