Kuriozitete
Apple sërish dënohet me 60 milionë euro
Ky dënim i ri pason për shkak të ngadalësimit të qëllimshëm të modeleve të vjetra të iPhone-ve
Kompanisë Apple duket se dënimet nuk po i ndalen, për shkak të ngadalësimit të telefonëve iPhohe. Së fundmi, një grup avokatie në Evropë ka ngritur një padi ndaj Apple, duke thënë se kompania me qëllim ka ngadalësuar modelet e vjetra të iPhone në Itali, raporton PCW, përcjell albinfo.ch.
Padia kërkon dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh ose 60 euro për pajisje për përdoruesit e iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, shitur në Itali mes viteve 2014-2020.
Dëmshpërblimi prej 60 eurosh për pajisje është shuma mesatare që përdoruesit kanë paguar për të zëvendësuar bateritë.
Nga ana tjetër, Euroconsumers, një grup mëmë me filiale edhe në Itali, nën emrin Altroconsumo, dërgoi edhe padi të tjera në dhjetor për filialet e saj në Belgjikë Test-Achats dhe Spanjë OCU. Grupi tha se planifikon një padi tjetër në Portugali.
Në mars të vitit të kaluar Apple pranoi të paguante 500 milionë dollarë në SHBA, pasi pranoi ngadalësimin e qëllimshëm të iPhone për të rritur jetëgjatësinë e baterisë.
Skandali “Batterygate” u zbulua më 2017, ku iOS kufizonte performancën e procesorit me degradimin e baterive. Apple nuk kishte vënë në dijeni përdoruesit për këtë gjë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme















