Lajme
Aprovohet nga ekspertët vaksina me një dozë e kompanisë Johnson & Johnson
Ekspertët e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) votoi të premten në favor të autorizimit të vaksinës me një dozë ndaj COVID-19 të kompanisë Johnson & Johnson për përdorim emergjence, duke e afruar atë një hap më pranë shpërndarjes në Shtetet e Bashkuara, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, FDA-ja ka të ngjarë të autorizojë vaksinën për përdorim emergjent brenda një dite apo më shumë, duke e bërë atë vaksinën e tretë të disponueshme në Shtetet e Bashkuara dhe të vetmen vaksinë me vetëm një dozë, shkuran VOA.
Paneli i përbërë nga mjekë, ekspertë të sëmundjeve infektive dhe studiues të mjekësisë votuan unanimisht se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj tek njerëzit e moshës 18 vjeç e lart.
Kompania J&J ka thënë se do të jetë në gjendje të dërgojë tre deri në katër milionë doza të vaksinës javën e ardhshme nëse merr autorizimin e përdorimit emergjent, siç pritet.
Më shumë se 50 milionë doza vaksinash janë administruar në të gjithë vendin, një moment historik që u vu në dukje të enjten nga Presidenti Joe Biden.
Por shfaqja e varianteve shumë ngjitëse të virusit vetëm ka rritur urgjencën për të imunizuar qindra miliona njerëz më shumë ndaj një virusi që ka marrë jetët e më shumë se gjysmë milioni njerëzve në Shtetet e Bashkuara.
Kreu i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të premten shprehu shqetësimin se një rënie e kohëve të fundit në rastet e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara mund të ndalet.
Në një provë klinike me 44’000 persona, vaksina e kompanisë J&J në përgjithësi ishte 66% efektive në parandalimin e rasteve të moderuara deri në ato të rënda të COVID-19, krahasuar me injeksionet e placebos.
Vaksinat me dy doza të prodhuara nga kompania Pfizer Inc në bashkëpunim me kompaninë BioNTech SE dhe nga kompania Moderna Inc ishin rreth 95% të efektshme në provat kryesore klinike. Ekspertët paralajmëruan që të mos bëhet shumë një dallim midis vaksinave sepse provat klinike kishin qëllime disi të ndryshme dhe më e rëndësishmja, studimet për vaksinat e Pfizer / BioNtech dhe Modernas ishin kryer para se të shfaqeshin variantet më ngjitëse të virusit në Afrikën e Jugut, Brazil dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Prova klinike e kompanisë J & J ishte duke u zhvilluar kur variantet e reja po qarkullonin dhe madje po mbizotëronin në disa nga vendet ku u testua.
Gjithsesi, vaksina e saj ishte 100% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital 28 ditë pas vaksinimit dhe nuk pati vdekje nga COVID-19 në radhët e personave që morën vaksinën.
Gjatë takimit, një drejtues i kompanisë J&J tha se kompania po zhvillonte një vaksinë të gjeneratës së dytë që do të synonte variantin shqetësues të Afrikës së Jugut dhe do të jetë gati për të filluar provat e Fazës 1 deri në këtë verë.
Vaksina e kompanisë J&J mund të ruhet në temperatura normale frigoriferike, duke e bërë shpërndarjen më të lehtë sesa për dozat e kompanive Pfizer / BioNTech dhe Moderna që përdorin teknologjinë RNA dhe transportohen të ngrira.
Vaksina e kompanisë J & J përdor një virus inaktiv të zakonshëm të njohur si “adenovirusi tip 26” për të futur proteina të koronavirusit në qelizat në trup dhe për të shkaktuar një përgjigje imune.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Niset peticion në Zvicër kundër antenave Starlink Kundërshtarët kanë paraqitur një peticion me 14,550 nënshkrime në Bernë duke i kërkuar qeverisë zvicerane të... -
Aeroportet zvicerane shënuan një rekord prej 13.3 milionë pasagjerësh në tremujorin e parë -
Bizneset në Gjenevë paralajmërohen të vendosin barriera para samitit të G7 -
Qasja në Aeroportin e Gjenevës do të jetë e kufizuar në mesin e qershorit -
Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën e punësimit në Zvicër














