Lajme
Ardita Sinani zgjidhet kryetare e re e Preshevës
“Nga sot, komuna jonë çlirohet nga ndikimi i drejtpërdrejtë i Listës Serbe të Beogradit. Kjo është fitore e rëndësishme për lirinë dhe barazinë tonë të nesërme…” thëne kryetarja e PVD-së Ardita Sinani
Në Ditën e Evropës, pas Kosovës sot edhe Presheva ka bere ndryshimin, ku liderët e partive kryesore politike shqiptare kane arritur marrëveshje politike, që hapën rrugë për zhvillimin e Preshevës. Ardita Sinani posa është zgjedhur me shumice votash, për te cilën votuan 22 deputetë pro.
Zgjedhjet u mbajtën më 28 Mars, ku Alternativa për Ndryshimet e kryetarit në ikje të Komunës, z.Shqiprim Arifi, mori më shumë vota (6020) pastaj Partia Demokratike e Shqiptarëve të z.Ragmi Mustafës fitoi 9 vende (4,173 vota) dhe Partia për Veprim Demokratik të Deputetit të Bujanovcit Shaip Kamberi, e udhëhequr nga zb. Ardita Sinani në Preshevë, doli në vendin e tretë me 7 vende.
Ata ndiqen nga Lëvizja e Reformës, e udhëhequr nga Kryetari i i posazgjedhur z.Sami Salihu, me 2.545 vota dhe 5 vende këshilli, koalicioni i partive Serbe, i udhëhequr nga Progresiv Branko Trajkovic, me 1.222 vota dhe 2 vende dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), e cila është në këto zgjedhje mori 441 vota vetem një qender vendvotimi.
“Nga sot, komuna jonë çlirohet nga ndikimi i drejtpërdrejtë i Listës Serbe të Beogradit. Kjo është fitore e rëndësishme për lirinë dhe barazinë tonë të nesërme…” thëne kryetarja e PVD-së Ardita Sinani.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













