Lajme
Presheva shpall situatë të jashtëzakonshme
Komuna e Preshevës ka shpallur Situatë të Jashtëzakonshme epidemiologjike – COVID-19 në tërë territorin e saj.
Kjo u bë e ditur në nga komuna e Preshevës përmes një postimi në Facebook, shkruan albinfo.ch.
Pas mbledhjen e mbajtur të radhës së Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, pas një analize të thellë nga anëtarët e shtabit, janë ndërmarr gjashtë konkluzione:
- Shtabi Komunal për S.J në Preshevë i propozon Kryetarit të Komunës shpalljen e Situatës së Jashtëzakonshme epidemiologjike – Covid 19 në tërë territorin e Komunës së Preshevës .
- Autorizohet drejtori I Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë që të koordinoj punën e barnatoreve kujdestare dhe të ndaloj dhënien e medikamenteve pa recept të mjekut.
- Urdhërohen Ordinancat private në Preshevë që të informojnë Shtabin Komunal për S.J. ose Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë për çdo rast të paraqitjeve të pacientëve me simptome Covid 19.
- Autorizohet kryeshefi i administratës komunale në Preshevë që të shkurtoj orarin e punës për puntorët e sektorit publik gjatë kohës së situatës së Jashtëzakonshme dhe lirim nga puna të punëtorëve mbi 60 vjeç, nënave me fëmijë të vegjël dhe punëtorëve me sëmundje kronike.
- Urdhërohet ndalimi i punës së restorantëve, kafiterive dhe objekteve të gastronomisë prej ora 20:00 deri në ora 05:00, gjatë kohës së situatës së jashtëzakonshme
- Inspekcioni komunal në koordinim me Stacionin Policor në Preshevë vazhdimisht të kontrolloj zbatimin e konkluzioneve të Shtabit Komunal për S.J. dhe zbatimin e urdhëresës së Ministrisë së Shëndetësisë të Serbise numër 512-02-9/30/2/2020-01 të datës 16 Korrik 2020.
Sipas njoftimit, vendimi hynë në fuqi sot.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji














