CH-Ballkani
Arifi: Duam një Kosovë të fortë, jo të ndarë
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i bashkëngjitet liderëve tjerë të Luginës në mbështetje për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, por jo shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
I kontaktuar nga Radio Dukagjini, ai është shprehur se “Ndryshimi i kufijve të cilën presidenti Thaçi e ka paraqit në media është një gjë për të cilën mund të diskutojmë, ama nuk nënkupton kjo edhe shkëmbim të territoreve”, shprehet për RTV Dukagjinin, Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës, duke u theksuar se është për përfshirjen e Luginës së Preshevës në Kosovë, në tërësi, e jo të parcializuar, përcjell albinfo.ch.
Kur flet për shkëmbimin e territoreve, Arifi deklaron se janë kundër, duke mos dashur që të dobësojnë pozitën e Kosovës.
“Ne duam një Kosovë që do të jetë e fuqishme, dhe që veriun e Kosovës me pjesë të saj, edhe nëse kjo shkon në faturën tonë për të mbetur nën Serbi”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin... -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”
Jeta në Zvicër
-
Rënie e obezitetit tek fëmijët në Zvicër, shenja pozitive pas 20 vitesh monitorimi Epidemia e “obezitetit” tek fëmijët dhe adoleshentët në Zvicër duket se ka kaluar pikun e saj,... -
Neuchâtel refuzon kurset për përgatitjen e prindërve të ardhshëm -
Zyrtare: Këta janë 26 futbollistët që Zvicra do t’i dërgojë në Kupën e Botës -
Zvicra voton në qershor për taksa, paga dhe banesa -
Gjithnjë e më shumë persona po refuzohen në kufijtë e Evropës














