E-Diaspora
Arrestohet Kreshnik S., i akuzuar për pirateri filmash
Vëllezërit, Kreshnik dhe Kastriot S. fajësohen se së bashku me persona të tjerë e kanë udhëhequr faqen Kinox.to, përmes së cilës kanë shpërndarë në serverë të tjerë përmbajtje të kopjuara ilegalisht si filma etj.
Pas tri vitesh të kaluara në arrati, është arrestuar në Kosovë Kreshnik S., i dyshuar si njëri ndër udhëheqësit e portalit për dkistribuim ilegal të filmave, Kinox.to. Edhe më tutje në arrati ndodhet vëllai i Kreshnikut, Kastrioti, shkruajnë sot mediat gjermane dhe asutriake, të cilat i japin hapësirë të madhe këtij lajmi.
Kreshniku 24 vjeçar është arrestuar që në muajin qershor, në Prishtinë, ka bërë të ditur një zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme të Dresdenit, Gjermani. Ai me këtë njoftim e ka konfirmuar lajmin e publikuar fillimisht në gazetën “Handelsblatt”.
Ndërkohë, kryeprokurori Oliver Moller ka njoftuar se në bashkëpunim me autoritetet kosovare tashmë janë duke u bërë përgatitjet për ekstradimin e personit të përmendur, transmeton albinfo.ch. “Hetimet do të vazhdojnë në Gjermani pasi që ai të jetë ekstraduar këtu”, ka shtuar ai.
I arrestuari së bashku me vëllain e tij katër vite më të vjetër, ishte në arrati që nga tetori i vitit 2014. Atëbotë, njësitet speciale të policisë kishin bastisur shtëpinë e prindërve të dy vëllezërve S., në Lübeck, ku jetonin edhe ata, por nuk kishin mundur t`i gjenin.
Kreshniku dhe Kastrioti fajësohen se së bashku me persona të tjerë e kanë udhëhequr faqen Kinox.to, përmes së cilës kanë shpërndarë në serverë të tjerë përmbajtje të kopjuara ilegalisht si filma etj. Prokuroria i ngarkon ata, përveç për shkelje industriale të të drejtës së autorit edhe për bishtnim të pagesës së tatimeve.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024 Konsullatat e përgjithshme në të gjitha shtetet e Evropës, përfshirë edhe shtetasit shqiptarë në Amerikë dhe...
-
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Kosova marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Matching Skills to Jobs” Mbështetja e sistemit të arsimit profesional, ambasadori Sprecher dhe ministrja Nagavci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për projektin...
-
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane