Kosova
ASHI konfirmon problemet me e-maile në Kosovë
Agjencia e Shoqërisë së Informacionit në Kosovë (ASHI) konfirmoi se disa institucione shtetërore në Kosovë po ballafaqohen me probleme teknike në dërgimin e postës elektronike (e-mail).
Kjo agjenci menaxhon Infrastrukturën e Teknologjisë Informative në Kosovë për institucionet e Republikës së Kosovës.
Gjatë ditës së hënë, nga adresat zyrtare elektronike të institucioneve të Kosovës – përfshirë këtu: Presidencën e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e sistemit të drejtësisë – në adresa të mediave kanë shkuar komunikata të ndryshme me data të mëhershme.
Lidhur me një komunikatë të Presidencës së Kosovës, e cila në fakt ka qenë e datës 25 shtator, ASHI tha se ”është ripërsëritje e paqëllimshme” dhe se kjo ka ndodhur “si pasojë e një problemi teknik të postës elektronike zyrtare, që menaxhohet nga ASHI”.
Drejtori i ASHI-së, Kujtim Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe e-mailet e tjera, të ardhura nga ministritë apo institucionet e tjera, e kanë problemin e njëjtë si Presidenca e Kosovës.
Gashi tha se është duke u punuar në identifikimin e problemit.
“Këto janë probleme lokale. Këto janë si problemet teknike që përdoruesit i kanë. Ne jemi duke i shqyrtuar saktësisht rastet një nga një dhe sapo ta kuptojmë nëse ka diçka ndryshe, ju njoftojmë”, tha Gashi.
Ai po ashtu tha se agjencia ka pasur një problem të ngjashëm edhe më herët dhe se për të është informuar kompania e teknologjisë Microsoft, me seli në Uashington.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave Nga transporti publik te parkingjet, te pagesat në dyqane ose pagesat e faturave: pavarësisht lidhjes së... -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar











