Lajme
Ashpërsohet lufta në BIK, shkarkohet Hamiti
Xhabir Hamiti është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, pasi që ka kundërshtuar që Naim Tërnava, jashtëligjshëm të rizgjidhet Myfti
Kryetari i deridjeshëm i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, prof.dr. Xhabir Hamiti është shkarkuar nga kjo detyrë, pasi ka kundërshtuar ndryshimin e Kushtetutës së BIK-ut, që një kleriku t’i lejohet më shumë se dy herë të zgjidhet myfti i Republikës së Kosovës.
Duk e konsideruar ndryshimin kushtetues si të pavend, Hamiti kishte lëshuar mbledhjen demonstrativisht, ndërsa ligjvënësit e BIK-ut të mbetur në Kuvend, më 23 vota për, 1 abstenim dhe 6 kundër, e kanë shkarkuar nga detyra Hamitin.
Ky i fundit ka deklaruar hapur se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të BIK-ut, që e bën atë Myfti të Kosovës, postin të cilin e mbanë Naim Tërrnav, nga viti 2005.
Sipas Kushtetutës së BIK-ut, një Myfti mund të zgjidhet vetëm dy herë në këtë post, ndërsa më pas vijnë të rinjtë që drejtojnë BIK-u. Mirëpo, me ndryshimin e djeshëm të Kushtetutës, BIK i ka hapur rrugë Naim Tërnavës, që të zgjidhet sërish në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Tërnava kohën e fundit ka qenë objekt sulmi nga mediet për lidhjet e tij të afërta me grupet salefiste, por ai i ka mohuar ato, ndërsa nuk e ka fshehur ambicien për t’u zgjidhur edhe një herë kryetar i BIK-ut, një bashkësia që tashmë duket e shkapërderdhur, për shkak të pakënaqësive.
Ndërkaq, Xhabir Hamiti përfaqëson frymën autoktone të islamit në Kosovë, liberal pa ndërskamca dhe pa imponim.
Lidhur me gjendjen në BIK, sidomos pas shkarkimin e Hamitit, është deklaruar eksperti i çështjeve të sigurisë që është marrë dhe me studime islame, Avni Islami.
“Personi që është duke e udhëhequr BIK-un e ka privatizuar këtë institucion dhe i njëjti është shndërruar çerdhe e krimit të organizuar apo edhe si vend i përshtatshëm për pastrimin e parave që janë duke hyrë në Kosovë nga grupe të caktuara me qëllim të për hapjes së ideologjive që janë në kundërshtim me vlerat kombëtare e shtetërore të Kosovës”, tha Islami, citon “Zërin”.
Ai ka theksuar se në këtë lojë janë të involvuar edhe pjesëtarë të strukturave të larta shtetërore që përmes BIK-ut janë duke i ruajtur aksionet e veta dhe “të njëjtit edhe ata po e bëjnë shpëlarjen e parave, dhe të njëjtën kohë janë duke i legalizuar në biznes e tyre”.
Prandaj shkarkimi i Xhabir Hamitit, sipas tij, nuk tregon diçka tjetër “veçse ky dhe personat që mendojnë si Xhabiri janë kundër këtyre matrapazëve dhe kundër abuzimit të institucionit fetar, për qëllime të tjera”.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë











