Shkurt.ch

Asman M. flet për vdekjen e të birit, Zenelit 4-vjeçar

Pak ditë pas vdekjes tragjike të Zenelit 4-vjeçar, babai i tij, Asman M. flet për dhimbjen që i ka shkaktuar humbja e fëmijës së tij të vetëm. Ai, në një intervistë video për blick.ch shprehet se po merr mbështetje të madhe nga familjarë dhe të tjerë që po e ngushëllojnë. “Kanë ardhur edhe enkas për të më ngushëlluar”, thotë babai i pikëlluar.

Ai ka thënë se duhet të vendosë një gardh në vendin ku i biri ka rrëshqitur dhe ka rënë në përroin që i solli vdekjen, transmeton albinfo.ch. “Është vend shumë i rrezikshëm. Nuk dua të dëgjoj më që ndonjë fëmijë tjetër të pësojë atë që pësoi im bir”, është shprehur Asman M.

Ai ka thënë gjithashtu se trupi i Zenelit ndodhet ende në Institutin e mjekësisë ligjore dhe pritet që varrimi të bëhet të martën (nesër).

Këtu mund të shikoni videon:

VIDEO