Kosova

ATCEUC, e shqetësuar për kontrollorët e trafikut ajror të Aeroportit të Prishtinës 

aeroporti i prishtines

Sindikata Evropiane e Kontrollorëve të Trafikut Ajror është shprehur e shqetësuar lidhur me përfshirjen e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës në Ligjin për Pagat. 

Me anë të një letre drejtuar drejtuesve të institucioneve, kjo sindikatë thotë se shqetësimet e Kontrollorëve të Trafikut Ajror duhet të mbeten detyrat që ata duhet të përmbushin në punën e tyre të përditshme për të garantuar sigurinë në hapësirën e kontrolluar ajrore, përcjell albinfo.ch.

“ATCEUC është e shqetësuar se Kosova, e cila është palë nënshkruese e Marrëveshjes ECAA, përmes së cilës është e detyruar të jetë në harmoni me të gjitha rregulloret relevante të BE-së për Aviacionin Civil, mori këtë hap në lidhje me pagat, që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë mbi të cilat parime bazohet legjislacioni i Single European Sky:, thuhet në reagim.