CH-Ballkani
“Audi A5/A6” dhe “BMW X5” cak i hajnave në Kosovë
Policia e Kosovës përmes një njoftimi publik u ka bërë thirrje qytetarëve, sidomos ata të rajonit të Mitrovicës, që të shtojnë kujdesin ndaj veturave të tyre për shkak të shtimit të numrit të vjedhjeve të veturave.
Policia thotë se si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit, gjegjësisht dukurisë së vjedhjes së veturave, ku cak i këtyre vjedhjeve janë veturat e shtrenjta të llojit: Audi A5/A6 dhe BBW X5, kryesisht me targa të vendeve tjera, pa përjashtuar edhe ato me targa vendore, këto raste javën e fundit janë evidente edhe në rajonin e Mitrovicës, përcjell albinfo.ch.
“Duke pasur parasysh se fluksi i veturave nëpër rrugë, kryesisht nëpër ato urbane ditëve të fundit është jashtëzakonisht i madh, kapaciteti infrastrukturor nuk përmbush nevojat e mjaftueshme sidomos mundësinë e parkimit të veturave, në këto rrethana drejtuesit e veturave jo rrallëherë ndalojnë dhe parkojnë veturat në vende dhe zona që nuk janë të destinuara për parkim, ku parkimi në rrethana të tilla mund të jetë cak i dëmtimit apo vjedhjes”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Më tej, nga Policia kanë thënë se me qëllim të parandalimit të vjedhjes së veturave kanë apeluar tek qytetarët, drejtuesit e veturave, që të kenë kujdes se ku dhe në të cilat zona t’i parkojnë veturat, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës, po ashtu të kenë parasysh zonat ku nuk ka ndriçim, si dhe t’u rikujtohet drejtueseve se parkimi i veturave të bëhet në mënyrë të sigurt, përfshirë mbylljen e tyre.
Përveç apelit, Policia ka filluar që te qytetarë të shpërndajë fletëpalosje me këshilla për veprime preventive në sigurimin e veturave nga ana e pronarëve.
E-Diaspora
-
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi Tre familjarët nga Vushtrria, të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Shkupi drejt... -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Shpërthen zjarr i madh në hotelin “Continental Park” në qytetin e Lucernës Zjarrfikësit janë angazhuar në një operacion të madh për shuarjen e zjarrit, ndërsa tymi i dendur... -
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë -
Gjithnjë e më shumë zviceranët zgjedhin hekurudhën për udhëtime -
Centralet e reja bërthamore zvicerane mund të rrezikojnë mijëra vende pune -
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër














