Bota
Austria, e gatshme të mbrojë kufijtë nga migrantët
Qeveria austriake konfirmoi se ishte e gatshme të merrte masa për të mbrojtur kufijtë e saj, pas shtrëngimeve për hyrjen e migrantëve, njoftuar nga fqinji gjerman, në kuadër të marrëveshjes politike për zgjidhjen e krizës qeveritare në Berlin.
“Nëse marrëveshja e arritur dje në mbrëmje miratohet nga qeveria gjermane ne do të jemi të detyruar të marrim masa për shmangien e dizavantazheve për Austrinë”, theksoi qeveria austriake në një komunikatë, shkruan “Alsat”.
Ajo u shpreh e gatshme për marrjen e masave për të mbrojtur kufijtë jugorë në mënyrë të veçantë, kufirin me Italinë dhe Slloveninë, përcjell albinfo.ch.
Propozimet e bëra nga kancelarja gjermane, Angela Merkel për ministrin e saj të Brendshëm, rebelin, Horst Seehofer bën pjesë projekti për dëbimin drejt Austrisë të azilkërkuesve të mbërritur në Gjermani që nuk mund të kthehen drejt vendeve të tyre.
Austria theksoi se ishte e gatshme të merrte masa të ngjashme dhe të kthente në kufijtë e saj jugorë azilkërkuesit, me rrezikun e një efekti domino në Evropë.
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













