Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Në Lozanë hapet ekspozita “Trésors Vestimentaires”, kushtuar veshjeve tradicionale shqiptare Më 2 maj 2026 në Universitetin e Lozanës do të prezantohet koleksioni i Flora Balaj me... -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Remitancat në rritje, diaspora vazhdon të mbështesë ekonominë shqiptare -
UNITA lansohet në Zvicër, platforma që synon të lidhë bizneset në nivel global -
Nerisa Duraj: „Guximi i grave në gjithë botën është më i madh se çdo kancer“
Jeta në Zvicër
-
Goditje për qeverinë zvicerane: Parlamenti dobëson reformën për infermierët Ligji kishte për qëllim zbatimin e “Iniciativës për kujdesin shëndetësor” të miratuar nga qytetarët në vitin... -
Shumica e zviceranëve mbështesin iniciativën “Jo për 10 milionë banorë” -
UBS fitim mbi pritjet: 3.04 miliardë dollarë në tremujorin e parë -
Vdekja e parë nga trotinetët elektrikë në Gjenevë -
Dronët mund të monitorojnë trafikun në Zvicër













