Shqipëria

Ballisti i kërkon ndihmë kryeministrit Rama

Ismail Morina, i njohur si “Ballisti”, i cili po mbahet në burg në Kroaci dhe për të cilin gjykata ka vendosur që ta ekstradojë në Serbi i ka kërkuar ndihmë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai shpreson në ndërhyrjen e qeverisë shqiptare që t’i ndihmojë dhe të ndërhyjë tek autoritetet kroate që të mos e ekstradojnë në Serbi, shkruajnë mediat serbe.

Morina, që u zu në Kroaci, po i frikësohet një ekstradimi në Serbi dhe gjykimit të padrejtë në gjyqet e Serbisë.