Lajme
Ballkani Perëndimor, burim i xhihadistëve
Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, janë posaçërisht vende të shquara burimi i ekstremistëve që luftojnë në ISIS, thotë diplomati amerikan, Hoyt Brian Yee
Zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi, Hoyt Brian Yee thotë se Ballkani Perëndimor është një burim thelbësor i luftëtarëve të huaj që luftojnë në Siri dhe Irak. Këtë konstatim ai e ka vlerësuar me pjesëmarrjen e luftëtarëve atje lidhur në raport me popullatën.
Këto komente zyrtari amerikan i ka bërë gjatë një dëgjimi të mbajtur më 29 prill në Komitetin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhënie me Jashtë, mbi Ballkanin Perëndimor.
Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, janë posaçërisht vende të shquara burimi. Individë të caktuar janë duke u radikalizuar dhe motivuar për të luftuar në Siri dhe Irak nga një numër faktorësh.
“Stagnimi ekonomik dhe mungesa e opsioneve të punësimit janë faktorë.Gjithë kësaj i shtohet pastaj edhe skepticizmi që qytetarët kanë në raport me qeveritë e tyre”, ka thënë Brian Yee.
Ai ka rikujtuar se “vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke e marrë shumë seriozisht këtë kërcënim – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë miratuar tashmë ligjin që sanksionon luftëtarët e huaj dhe ata që i mbështesin këta luftëtarë”.
Diplomati amerikan ka thënë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara “janë duke ofruar ndihmë thelbësore përmes këshillimeve teknike, trajnimeve në ndërtimin e kapaciteteve për rastet që ndërlidhen me terrorizmin dhe forcimin e bazës ligjore”, raporton REL.
“Madje, Shtetet e Bashkuara kanë emëruar së fundmi një prokuror amerikan në ambasadën amerikane në Tiranë, në cilësinë e një Këshilltari Ligjor Kundër-terrorizmi, me përgjegjësi rajonale”, ka thënë Brian Yee, në seancën dëgjimore, të kryesuar nga kongresisti amerikan, Dana Rohrabacher.
Ndryshe, sipas hulumtimit që ka bërë Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, të cilës iu ka referuar Albinfo.Ch, numri i luftëtarëve të huaj që u janë bashkuar organizatave të ndryshme militante që luftojnë në Siri dhe Irak është më shumë se 20 mijë. Rreth 4 mijë, apo një e pesta e tyre vijnë nga Evropa Perëndimore.
Këto të dhëna janë vlerësime të gjysmës së dytë të vitit 2014 dhe numri vazhdon të rritet.
Në mesin e 22 shteteve perëndimore që përfshijnë ato në gjithë Evropën, SHBA, Rusi dhe Turqi, nga ku shumica e luftëtarëve të huaj janë të dyshuar se u janë bashkuar organizatave militante në Siri dhe Irak, Kosova është vendi i tetë në renditje, me 232 raste të konfirmuara.
Rusia renditet e para në listë me 1 mijë e 500 raste të konfirmuara, e ndjekur nga Franca me 1 mijë 200 raste të konfirmuara dhe Gjermania, Mbretëria e Bashkuar (MB) dhe Turqia me nga 600 raste të konfirmuara secila.
Megjithatë, në aspektin e numrit të luftëtarëve të huaj për kokë banori, Kosova ka 125 luftëtarë të huaj për kokë për një milion banorë, duke e bërë atë vendin e parë në renditje në mesin e 22 vendeve të listuara, e pasuar nga Bosnja me 85, Belgjika me 42 dhe Shqipëria me 30 rastet e luftëtarëve të huaj për kokë banori për një milion popullsi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi Pasi u godit nga rrufeja, një fluturake e kompanisë Swiss u kthye në Cyrih pas vetëm... -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit











