CH-Ballkani

Ballkanizimi i Ballkanit, tri detyrat e BE-së

Intelektuali i madh gjerman, Theo Sommer, për kulturoren gjermane "Die Zeit" ka shkruar për zhvillimet e fundit ballkanike, ku më së tepërmi preket "ndryshimi i kufijve".

Në vitin 1914, pak para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, instituti Carnegie-Stiftung publikoi raportin e një komisioni ndërkombëtar mbi shkaqet dhe rrjedhën e dy Luftërave Ballkanike nga 1912 dhe 1913. Shefi i Komisionit, senatori francez Baron d’Estournelles de Constant, ishte i tmerruar nga ajo që kishte parë dhe dëgjuar përgjatë udhëtimeve ku ishin zhvilluar betejat në Ballkan. Gjithë kjo llahtari nuk do përfundonte kurrë, derisa Europa nuk do ndalojë, ti injorojë ata, shkruante ai. I dëshpëruar, ai deshte që raporti i tij të titullohej më mirë: “Europa e përçarë dhe trajtimi demoralizues i saj mbi Ballkanin”.

Citatin e d’Estournelles‘ unë e kujtoja shpesh përpara dy dekadave, kur shpërthyen luftërat e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe më pas lufta e NATO-s kundër Serbisë së Miloshevicit. Atëkohë unë isha anëtar i dy komisioneve ndërkombëtare për Ballkanin, ku raportet e mia unë i formulova kryesisht në “Unfinished Peace 1996” dhe “Kosovo Report 2000”. Kontesti i tanishëm mes Serbisë dhe Kosovës së pavarur prej gati 20 vitesh, më bën ti kujtoj frazat e atyre raporteve. Gjendja nuk është aq keq sa atëherë, megjithatë politika e Europës lë diçka për të dëshiruar edhe në të tashmen. Mes shumë krizave, nga brenda dhe jashtë, Europa ka edhe edhe gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë – që i ka shtyrë në sobën e pasme. Pra ka krijuar një vakum ku shtete si Rusia, Turqia, Arabia Saudite dhe shtete tjera të Gjirit, mbi të gjitha edhe Kina, përpiqen të shtrijnë ndikimin politik dhe ekonomik.

Kinezët investojnë në infrastrukturë, arabët ndërtojnë xhami dhe shkolla kuranore, Turqia mbështet muslimanët e mbetur nga Perandoria Osmane, Rusia jep mbështetje politike. Të gjithë janë aty për të ballkanizuar nga jashtë Ballkanin. Premtimet e BE qëndrojnë thuajse aspak, që BE nuk do kishte bërë asgjë për Europën juglindore. Ajo pranoi prej 2004 Slloveninë, në 2007 pranoi Bullgarinë dhe Rumaninë, ndërsa në fund Kroacinë 2013. Prej 2012 ka filluar hapja e bisedimeve me 2012, në 2014 me Serbinë, ndërsa nga mesi i vitit të ardhshëm bisedimet do nisin me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, BE ka nënshkruar marrëveshjen e stabilizim-asocimit, duke i ndihmuar ata me kredite nga Banka Europiane e Investimeve si dhe Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim. 60 përqind e gjithë investimeve direkte vijnë nga BE. Kina ka vetëm 11 përqind të investimeve, por angazhimin e saj e ka shumë më mirë.

Serbia dhe Mali i Zi kanë frikë se data e anëtarësimit në 2025 mund të shtyhet si pasojë e dyshimeve të Francës së Macron. Edhe kancelarja gjermane nuk flet për data konkrete. Gjithsesi në maj BE lajmëroi që të fuqizojë ndryshimet politike, ekonomike dhe sociale në rajon. Por ky lajmërim mbetet tepër i paqartë, pasi nuk kishte diçka më shumë konkrete sesa ndërtimi i autostradave dhe uljes së tarifave të raomingut.

Në sytë e politikanëve të Ballkanit Perëndimor, është kuptuar se nga sqarimet dhe premtimet e Selanikut 2003, ku vendeve të Ballkanit ju ofrua “perspektiva europiane”, ata më tepër kanë mbetur të “lidhur” sesa janë bërë anëtar. Shembulli i Rumanisë dhe Bullgarisë, ka treguar për Brukselin se asnjë vend nuk do anëtarësohet pa përmbushur standartet. Domosdoshmërisht ata duhet të jenë të durueshëm.

Në të vërtetë ka të drejtë Peter Münch, ku për Süddeutschen Zeitung shkruan se “çdo humbje kohe mund të paguhet me humbjen e territoreve”. Për ta parandaluar këtë, ka nevojë për një politike të përkohshme. Ashtu si BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të japin kontributin e tyre.

Në njërën anë gjashtë vendet që kërkojnë anëtarësimin duhet ti përmirësojnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Kjo tregon: shtim të shkëmbimeve tregtare, përmirësim të udhëheqjes qeveritare – konkretisht luftë korrupcionit dhe krimit të organizuar. Së fundi në Neë York Times, George Soros dhe djali i tij Aleksandër kanë bërë një propozim interesant për krijimin e unionit ekonomik ballknik – një treg i përbashkët me liri të lëvizjeve të personave, mallrave dhe kapitalit. Në fakt, në këtë mënyrë, rivalitetet rajonale mund të zbuten dhe kushtet të unifikohen. Kjo do hapte edhe mundësinë, që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mos anëtarësoheshin një nga një, por të gjithë menjëherë në BE.

A do ketë ndryshim të kufijve në Ballkan?

Në anën tjetër BE duhet të bëjë akoma më shumë, për të mundësuar tejkalimet e barrikadave mes popujve ballkanike. Këtu së pari i takon plani për ndërtimin e infrastrukturën rrugore, e dyta presione për tejkalimin e reformës kushtetuese në Bosnjë, pasi Marrëveshja e Dejtonit është e mirë po aq sa mosqeverisja; e treta një zbutje për mos marrëveshjet kufitare.

BE ka arritur që përmes presionit të bind për marrëveshje rreth kontestit të emrit Athinën dhe Shkupin – së fundi nëse kalon referendumi i 30 shtatorit – fqinji verior do quhet Republika e Maqedonisë Veriore. Edhe përpjeket e Serbisë dhe Kosovës janë për të gjetur një marrëveshje përfundimtare. Presidentët Aleksander Vucic dhe Hashim Thaçi i kanë dhënë një dinamikë të re dialogut. Të dy janë për shkëmbim territoresh, e cila mbështetet nga shefja e politikës europiane Federica Mogherini dhe Këshilltari i Sigurisë së Donald Trump, John Bolton. Kundër janë ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas (SPD), ekspertët ballkanik Carl Bildt dhe ëolfgang Ischinger, të cilët mendojnë se me shkëmbimin e territoreve do hapet Kutia e Pandorës. Por komisioneri i zgjerimit Johanes Hahn dhe bashkëkombasi i tij austriak ëolfgang Petritsch, kanë menduar që çështja e Kosovës të zgjidhet në atë formë që të mos bëjë rast precedenti për Bosnjën dhe Maqedoninë.

Sesa janë të mëdha gjasat për t’u zgjidhur çështja e Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve, kjo varet nga takimi i të premtes në Bruksel mes presidentëve Vucic dhe Thaçi. Nëse nuk do ketë shkëmbim territoresh, atëherë veriu i kontrolluar nga serbët do fitojë një autonomi dhe pavarësia e Kosovës do mundësohet të njihet nga Beogradi.

Ballkani është oborri jonë. Përçarja e Europës, e rrezikon stabilitetin e tij dhe rrezikohet nga lojërat e fuqive tjera të mëdha. Përderisa nën çatinë e BE nuk janë zbutur konfliktet në Ballkan, të sigurohet mirëqenia dhe nuk mund të garantohet kushtetuta e tyre demokratike, BE-ja duhet sëpaku të jetë mburojë mbi vendet që kërkojnë të anëtarësohen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shmanget ballkanizmi i Ballkanit.