Lajme

Banka Nacionale e Zvicrës, 38 miliardë franga humbje për shkak të koronavirusit

Ekspertët kishin parashikuar një humbje për këtë tremujor, por në një vlerë më të ulët se kjo, gjegjësisht rreth 30 miliardë franga.

Siç raporton SNB, humbja është pësuar kryesisht për shkak të krizës së koronavirusit dhe rënies globale në tregjet financiare. Si rezultat, pronarët e kapitalit kanë humbur rreth 32 miliardë në vlerë. Kjo përbën pjesën më të madhe të humbjeve të përgjithsme prej 38.2 miliardë frangave.
Ekspertët kishin parashikuar një humbje për këtë tremujor, por në një vlerë më të ulët se kjo, gjegjësisht rreth 30 miliardë franga.

Asambleja e Përgjithshme e SNB do të vendosë të premten (nesër) nëse SNB do t’i shpërndajë 4 miliardë CHF Konfederatës dhe kantoneve siç ishte planifikuar në kushtet normale, pavarësisht humbjes tremujore, transmeton albinfo.ch.
Sipas ekspertëve, shpërndarjet në fjalë nuk rrezikohen. Kjo bëhet e mundur falë rezervave që posedon Banka Nacionale e Zvicrës.
Gjatë vitit 2019 kjo bankë kishte realizuar fitime prej 49 miliardë frangash