Lajme
BDI shpartallohet, ikën edhe Ermira Mehmeti?
Mehmeti, e cila për tri nomenklatura ka mbrojtur fuqishëm në Kuvend qëndrimet e BDI-së, madje ka qenë zëdhënëse e saj, ka paralajmëruar largim nga partia
Bashkimi Demokratik për Integrim po vazhdon të shpartallohet nga brenda. Pas ikjes së disa aktivistëve që u bashkuan në fraksion “Unitetit” sot karshi strukturave të partisë ka dalë edhe Ermir Mehemti, aktivistja më e spikatur e kësaj partie për vite të tëra. Ajo i çoi një “selam” Ali Ahmetit, se nëse nuk bënë reforma, braktisë partinë.
Mehmeti, e cila për tri nomenklatura ka mbrojtur fuqishëm në Kuvend qëndrimet e BDI-së, madje qenë zëdhënëse e saj, ka paralajmëruar largim nga partia. Ajo i dha ultimatum partisë që të fillojë menjëherë reforma në tri segmente: zhveshjen nga pushteti të disa personave të caktuar në parti me ndryshime statutare; ndërrimin e ministrave të përjetshëm të BDI-së dhe; ndryshimin e platformës së partisë. Koha për këto reforma, sipas Mehmetit, është e shkurtër dhe po ikën.
“Unë për vendimin tim e kam informuar kryetarin e partisë. Ai e di se situata në parti seriozisht ka eskaluar. Mendoj se shansi për reforma tashmë ka filluar të harxhohet. Ose reforma të menjëhershme, ose alternativa të tjera. Nuk e përjashtoj faktin që unë personalisht të largohem nga BDI”, deklaroi deputetja Ermira Mehmeti, sipas të cilës BDI-së i janë ndezur dritat e kuqe të alarmit.
Nëse largohet nga BDI-ja, Mehmeti do të jetë deputetja e dytë që braktis Ali Ahmetin, brenda pak ditësh. Këtë tashmë e bëri Zulfi Adili, komandant Qufa, i cili do të jetë pjesë e subjektit të Gëzim Ostrenit në regjistrim, “Uniteti”.
Ndryshe, Mehmeti ka kritikuar BDI-në dhe liderin e saj Ali Ahmeti disa muaj më parë, pasi kjo parti i dha mbështetje të fuqishme kryeministrit Nikolla Gruevski edhe pas ngjarjeve të Kumanovës. Gjatë muajit maj, Mehemti kërkoi nga Ali Ahmeti që ta braktisë qeverisjen me Gruevskin.
Megjithatë, edhe pas ikjes së paralajmëruar të Ermira mehemtit nga BDI, kjo parti mbetet më e madhja nga tabori shqiptar me 118 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë. Bashkp me Adilin dhe mehemtin, BDI në Kuvend i ka pasur 20 deputetë.
https://www.youtube.com/watch?v=ByJPtHqoB7A&feature=player_embedded
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit përmes këtij manifestimi synon t'u bëjë homazh të gjitha viktimave të zhdukjeve... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë Është planifikuar gjithashtu një takim dypalësh me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş ... -
Zvicra rikthen shërbimin ushtarak për klerikët fetarë -
Gjendje financiare kritike për AHV dhe IV në Zvicër -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
SNB: UBS mund të përballojë humbjet në një krizë












