Muzikë
Bebe Rexha thyen rekord në Billboard, shpallet kënga më e dëgjuar ‘country’ e shekullit 21
Bëhet fjalë për artisten shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj ndërkombëtare. Këngëtarja nga Dibra, e cila ka pushtuar skenat më të mëdha të muzikës në botë, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një arritje historike, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, Billboard ka publikuar në rrjetin social Instagram listën e 100 këngëve më të dëgjuara në historinë e muzikës country në shekullin 21 dhe në krye të kësaj liste renditet pikërisht kënga e Bebe Rexhës, “Meant To Be”.
“Grafikët country të shekullit 21. Hidhni një sy listës së Billboard për këngët më të mira country të shekullit 21 në @billboardcharts, bazuar në 25 vitet e para të këtij shekulli. Renditja me 100 pozicione është përpiluar sipas performancës në tabelën javore Top Country Songs, nga fillimi i vitit 2000 deri në fund të vitit 2024. Lëvizni fotot për të parë renditjen e plotë dhe klikoni linkun në bio për më shumë detaje” – shkruhet në njoftimin zyrtar të Billboard, të cilin Bebe Rexha e ka rishpërndarë me krenari në llogarinë e saj.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant















