Kosova
Beograd: Policia serbe ndalon festivalin ”Mirëdita, dobar dan!”
Policia serbe ndaloi mbajtjen e festivalit ”Mirëdita, dobar dan!”, i cili është planifikuar të hapej sot në Beograd.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë urdhër që të ndalohet tubimi publik ‘Mirëdita, dobar dan!” për shkak të rrezikut për cenimin e sigurisë së njerëzve dhe të pronave prej prishjes së rendit dhe qetësisë publike në përmasa më mëdha”, citohet të ketë thënë ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.
Policia e Serbisë ka ndaluar ekipin e Kosovës të “Mirëdita, dobar dan!” drejt Beogradit. Pjesëtarë të stafit organizativ dhe medias nuk janë lejuar të vazhdojnë drejt kryeqytetit serb, ku sonte ishte paraparë hapja e edicionit të 11-të të festivalit.
“Kemi urdhër të mos ju lejojmë të hyni në Beograd”, ka qenë deklarata e policit, 25 kilometra pa arritur në destinacion.
Festivali ”Mirëdita, dobar dan!” mbahet që nga viti 2014 në Prishtinë dhe Beograd dhe kjo është hera e parë që ai ndalohet. Gjithmonë ka pasur protesa në Beograd, por festivali nuk është ndaluar.
Këtë vit, zyrtarët e Serbisë, si dhe organizatat djathtiste në Serbi janë duke zhvilluar që disa javë një fushatë të ashpër kundër këtij festivali me arsyetim se „ai është i drejtuar kundër interesave dhe sigurisë së njerëzve në Serbi“.
E përditshmja e Beogradit Danas ka raportuar se grupe huliganësh janë mbledhur në Beograd për të mos lejuar mbajtjen e këtij festivali. Edhe tifozët e klubit “Crvena Zvezda” kanë bllokuar vendin ku planfikohej të mbahet festivali.
Në njoftimin e tifozëve të këtij klubi thuhet:
“Mirëdita, Serbi! Në Dorcol Plac sot do të tentojnë ta mbajnë ‘festivalin’ Mirdita, që promovon Kosovën e pavarur. Kemi ardhur që në mënyrë të qetë të mos lejojmë mbajtjen e tij në kryeqytetin serb. Këtu do të jemi gjithë ditën derisa të sigurohemi që ky ‘manifestim’ nuk do të mbahet”, shkruan në njoftimin e këtyre tifozëve.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













