Lajme

Bernard Berisha e fillon mbarë kampionatin në Rusi

Bernard Berisha e ka nisur mbarë kampionatin rus pas pauzës tremujore.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar gol në fitoren e madhe që skuadra e tij e arriti si mysafir tek Krylya 2-4.

Berisha ishte në fushë nga minuta e parë, së bashku me reprezentuesin e Shqipërisë, Odise Roshi.

Bashkëpunimi i dy shqiptarëve në minutën e 69-të ishte shumë i suksesshëm, kur Roshi asistoi për pejanin, i cili shënoi nga afërsia golin e katërt për skuadrën e tij.

Për Berishën ky ishte goli i tretë në këtë kampionat, teksa Roshi deri më tani ka shënuar pesë gola.

Akhmat mori një fitore të madhe në udhëtim te Krylya, pasi me këtë trepikësh i iku edhe fundit të tabelës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.