Lajme
Bideni e Putini shtrëngojnë duart në Gjenevë
Para pak momentesh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shtrënguar duart në hyrje të samitit në Gjenevë, mes tensionesh për akuzat ndaj njëri-tjetrit për shkelje të të drejtave të njeriut, për Ukrainën e sulmeve kibernetike.
Të dy u përshëndetën fillimisht nga presidenti zviceran, para se të uleshin në një takim në të cilin pos dy presidentëve, janë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Pos tyre janë edhe dy përkthyes.
Pas këtij takimi, bisedimet do të zgjerohen me më shumë zyrtarë të lartë. Kjo pritet të ndodhë për pak orë.
Aty pritet të diskutohet gjithçka që nga ndërhyrjet kibernetike që dyshohet se Rusia i ka bërë në Amerikë e deri te ndërhyrja e rusëve në Ukrainë.
Të dy shtetet kanë pasur akuza të rënda për njëri-tjetrin, por dy presidentët kanë thënë se është koha për stabilizim të raporteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve