Bota
Rënie e tregtisë Gjermani-Iran; shkak, sanksionet amerikane
Rënia e tregtisë në mes të Gjermanisë dhe Iranit ka dhënë shenja se sanksionet e Shteteve të Bashkuara janë duke ndikuar kur shtetet marrin vendime nëse duhet bashkëpunuar me Teheranin
Eksportet gjermane në Iran kanë rënë për 48 për qind, apo 759 milionë dollarë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, duke pretenduar se disa kompani nuk dëshirojnë t’i prishin raportet me Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni ka rivendosur sanksione ndaj Teheranit.
Ngjashëm, edhe shitjet e Iranit në Gjermani kanë rënë në periudhën e njëjtë në 123 milionë dollarë, apo 43 për qind.
“Kompanitë gjermane janë të detyruara të zgjedhin në mes të aktiviteteve tregtare në Iran apo Shtetet e Bashkuara, andaj është e qartë se cilën e preferojnë”, ka thënë mekanizmi gjerman për tregti BGA.
Sanksionet e SHBA-së parashohin ndëshkim për kompanitë që bëjnë tregti me Iranin.
Prej kur SHBA-ja ka nisur zbatimin e tyre, eksportet e naftës iraniane kanë rënë në 300 mijë fuçi në ditë, ose më pak.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia e këtij shteti do të zvogëlohet për 6 për qind, derisa edhe shkalla e papunësisë mbetet e lartë, 12 për qind.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka larguar një vit më parë SHBA-në nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Sipas marrëveshjes, Teherani lirohet nga sanksionet ndërkombëtare, në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.
Gjermania, Franca dhe Britania, që po ashtu kanë nënshkruar marrëveshjen, kanë tentuar vazhdimisht që të ruajnë zbatimin e këtij dokumenti.
Presidenti Trump ka thënë se ka gatishmëri për të biseduar me liderët iranianë, pavarësisht fushatës së tij “me presion maksimal”, derisa Teherani i konsideron veprimet amerikane si “terrorizëm ekonomik”. /Telegrafi/
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër














