Bota

Bielefeld në Gjermani ofron 1 milion euro shpërblim 

Bielefeld ofron një milion euro nëse dikush arrin të dëshmojë se nuk ekziston ky qytet gjerman.

Deri më 5 shtator, çdo gjerman i rritur do të ketë mundësinë të paraqesë prova që Bielefeld nuk ekziston. Nisma ka marrë gjithashtu mbështetje nga zyrtarët e qytetit që presin “zgjidhje kreative”.

“99.99% janë të sigurt se mund të hedhim poshtë çdo provë. Sidoqoftë, është koha të argëtoheni pak”, shpjegon agjencia lokale e marketingut që organizon konkursin në fjalë, përcjell albinfo.ch.

Me këtë veprim, qyteti dëshiron t’i japë fund teorisë së komplotit të vjetër të dy dekadash që nxiti një student.

Në vitin 1994, Ahim Sheld, i cili nuk kishte dëgjuar kurrë për qytetin, publikoi mesazhin “Bielefeld?” Nuk ka asgjë të tillë” në forumin Unity. Pastaj kjo shaka u bë virale, dhe dikur u përmend edhe nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Bielefeld është i njohur për një nga prodhuesit më të mëdhenj të ushqimit në Gjermani.

Qyteti daton nga shekulli i 9-të dhe numëron 340 mijë banorë.