Lajme
Bildt: Veriu, detyrë shtëpie për Prishtinën
"Ka serbë edhe në jug të Ibrit dhe as ata nuk thonë se e duan pavarësinë e Kosovës, por ata e kanë pranuar pavarësinë dhe jetojnë në të"
“Institucionet e Kosovës duhet të fitojnë përkrahjen e qytetarëve të veriut të Kosovës”, ka qenë porosia e ministrit të Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, drejtuar kosovarëve, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
Sipas tij, mbështetjen e qytetarëve serbë të veriut të Kosovës mund ta sigurojë vetëm Prishtina dhe askush tjetër, shkruan telegrafi.com.
“Kjo nuk është e lehtë, por duhet të arrihet. Në të kundërtën ekziston rreziku që ai problem mund të zgjas për një kohë. Nuk janë në pyetje ditët dhe javët, por është në pyetje çështja e viteve për të pasur integrim të plotë”, tha Bildt pas takimit që pati me homologun e tij, Enver Hoxhaj.
“Në veri të Kosovës ka njerëz që nuk e duan pavarësie e Kosovës, por ka edhe serbë të cilët jetojnë në jug të lumit Ibër dhe nuk jam i sigurt që ata thonë se e duan pavarësinë e Kosovës, por ata e kanë pranuar pavarësinë dhe jetojnë në të”, tha shefi i diplomacisë suedeze.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë ai është pritur edhe nga shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimit teknike me Serbinë, Edita Tahiri dhe nga kryeministri Hashim Thaçi.
Hoxhaj dhe Bildt u pajtuan që ndryshimi i kufijve në Ballkan është një kapitull i mbyllur. Ata theksuan po ashtu nevojën dhe rëndësinë e perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës, konkretisht se si Suedia ta ndihmojë Kosovën në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave.
Hoxhaj po ashtu kërkoi ndihmën nga homologu i tij për mbështetjen e Suedisë në ndërtimin e marrëdhënieve kontraktuale në mes të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme Nga peshqirët e lagur te paketat me akull dhe kërkesat për më shumë kondicionerë - banorët... -
Zvicra nis hetim ndaj Google -
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari -
Temperaturat rekord po arrijnë edhe majat më të larta të Zvicrës -
Të nxehtit në Zvicër po merr më shumë jetë sesa aksidentet rrugore












