Kosova

Bishtazhini në prag të Krishtlindjes: “Fshati më i bukur në Dukagjin”

Publiée par Kisha E Zojes Rruzare-Bishtazhin sur Mercredi 11 décembre 2019

Fshati Bishtazhin i komunës së Gjakovës këto ditë ka marrë pamje magjepsëse. Në prag të festës së Krishtlindjes, të rinjtë e këtij fshati, me punë vullnetare kanë bërë dekorime në Kishën e Zonjës Rruzare dhe në ambientet rreth saj. Si rezultat i kësaj pune, kisha dhe oborri i saj kanë marrë një pamje shumë tërheqëse që josh të gjitha moshat ta vizitojnë dhe përjetojnë atmosferën e këndshme të krijuar aty.

 

Përveç zbukurimeve që janë kënaqësi për syrin, këtu për vizitorët ofrohen edhe pije të ngrohta dhe lodra për fëmijë. Nga fotografitë dhe videot që na i ka dërguar bashkëpunëtori ynë Gjon Bisaku, ambienti i Kishës në Bishtazhin përcjell një atmosferë plot shkëlqim e ngrohtësi, tipike para Krishtlindjes, të tillë çfarë e hasim në shumë qendra perëndimore në këtë periudhë.

Me këtë pamje, Bishtazhini mund të thuhet se meriton epitetin që po ja japin në mediat sociale dhe që e kemi vendosur edhe në titullin e këtij shënimi, “Fshati më i bukur në Dukagjin”.

Me këtë rast, edhe Famullia e Kishës së Zonjës Rruzare, të Bishtazhinit përmes videove dhe fotografive të shpërndara në rrjetet sociale ka ftuar të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kësaj atmosfere të vijnë dhe ta përjetojnë atë në këtë fshat. Nga ajo që mund të shihet në këto pamje, duket se vërtet ia vlen një vizitë në “Fshatin më të bukur në Dukagjin”.