Kosova
Bleranda Musa, ekspertja shqiptare për Instagram, sot lanson shërbimet e saj
Ajo është ekspertja e parë shqiptare femër në fushën e Instagram-it në Kosovë dhe në Ballkan
Bleranda Musa, e cila tashmë është një emër suksesi në fushën e teknologjisë, me theks të veçantë në fushën e Instagramit. Debutimi i saj është në hapa të sigurt, shkruan albinfo.ch.
Ajo në fakt është ekspertja e parë shqiptare femër në fushën e Instagram-it në Kosovë dhe në Ballkan.
Komunikimi dhe biznesi online sot është bërë imperativ kohor dhe i kërkuar për publikun, ku bizneset janë duke u orientuar drejt shitjes online. Bleranda ka perfeksionuar këtë lëmi në të gjitha sferat, si rezultat ajo ka ndjekur një sërë programesh për një vit e gjysmë, derisa ajo ka arritur të bëhet njëra ndër ekspertet e para të Instagram-it në Kosovë, madje edhe në Ballkan, duke qenë se nuk kemi ndonjë emër tjetër femrash të suksesshme në këtë fushë.
“Kontributi im kyç që mund t’i ofroj, është t’u ndihmoj bizneseve dhe ndërmarrësit të menaxhojnë audiencën e tyre, ta pozicionojnë veten si ekspert në fushën e tyre me qëllim që të zhvillojnë progres në shitje dhe të fitojnë klientë dhe reputacion të mirë përmes Instagramit”, shprehet Bleranda.
“Duke parë përfitimet në fushën e Instagramit solla 3 shërbime, të cilat nuk ishin ofruar ndonjëherë më parë, shërbimet do të ofrohen brenda dhe jashtë vendit”, tregon tutje ajo. /Albinfo.ch
Shërbimi i parë është: Instagram Audit
Instagram Audit është një ebook që është krijuar në bazë të problematikave që hasin bizneset çdo ditë, ku janë të përfshira hapat themelore të instagramit që janë çelësi për sukses.
Në Instagram Audit përfshihet: Handle, Profil pic/Logo, Name, Niche, Bio, Call to Action, Highlights, Content, Captions.
Si dhe Bonus janë të gjitha programet e nevojshme që duhet të përdoren.
Shërbimi i dytë është: Coaching Call
Është shërbim që ju ofrohet kompanive, ndërmarrësve si dhe personave që janë të interesuar që ta përmirësojnë përformancën e biznesit të tyre në instagram.
Në Coaching call bën pjese: Brendi, Problematikat e biznesit, Strategjit, Auditimi, Dms etj.
Shërbimi i tretë është: Social Media Marketing
Duke dashur që të ndërtojn një marrëdhënie efektive me audiencën si dhe ta rrisim prezencën online të biznesit tuaj, social media menaxhment ju ndihmon që të organizojmë dhe t’i planifikojmë aktivitetetet e përditshme duke ndërtuar një prani të fortë në rrjetin social Instagram.
Në Social Media Marketing do të përfshihet : Branding, Hashtags, Content, Strategy, dhe Analytics.
Bleranda theksoi se “Qëllimi im është të sjellim diçka innovative, dhe këtë po e bëjë çdo ditë”. duke shpërndarë informacione të vlefshme edhe në instagramin e saj @blerandamusa.
Për Informacion kontaktoni në Instagram: @blerandamusa ose Vizito Website: www.blerandamusa.com
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën