Lajme

Blerta Zeqirit, titulli “Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë”

“Të martën, më 19 nëntor në ora18:30, në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, Shkëlqesia e saj ambasadorja e Francës, Marie-Christine BUTEL do të ketë nderin të dekorojë znj.Blerta Zeqiri, « Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë »”, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate nga Ambasada e Francës në Kosovë.

Kjo është njëra nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për rrezatimin dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.

Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës ZEQIRI, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë, thuhet më tej në këtë njoftim, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.

Blerta Zeqiri është regjisore e njohur në Kosovë, e cila ka shënuar një sukses të madh me filma të metrazhit të shkurtër, sikurse edhe e filmin debutues të metrazhit të gjatë “Martesa”.