Kultura
Tri gra kosovare, në garë për çmimin Oscar
Qendra Kinematografike e Kosovës njofton se ky vit i veçantë për industrinë e filmit kosovar, pasi që tri regjisore të saj, Lendita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe More Raça, janë kualifikuar për edicionin e 91-të të Çmimeve të Akademisë – Oscar.
Filmi debutues i metrazhit të gjatë i Blerta Zeqirit MARTESA fitoi çmimin FIPRESCI dhe çmimin special të jurisë në festivalin Tallin Black Nights në vitin 2017, përcjell albinfo.ch.
Filmi Martesa është propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar – kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj. Filmi i shkurtër i Lendita Zeqirajt GARDHI u kualifikua duke ngadhënjyer si filmi më i mirë i shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit në Hamptons dhe si filmi më i mirë nën 15 minuta në festivalin e filmit të shkurtër në Palm Springs.
Ky film e përcjell një fëmijë të vogël, të cilin e luan Art Lokaj, duke u ballafaquar me veset e familjes së tij të përçudnuar, derisa miku i tij rom e prejt jashtë. Filmi prek mbi temën e përjashtimit, shovinizmit dhe racizmit në shoqërinë kosovare. AJO nga More Raça është përzgjedhur si njëri ndër finalistët e Manhattan Short Film Festival.
Filmi është shfaqur në mbi 350 qytete nëpër 6 kontinente dhe ka fituar të drejtën të garojë për Oscar. AJO flet për temën e dhunës në familje dhe e përcjell trimërinë e një vajze të vogël, të luajtur nga Diella Valla, e cila e bën të pamundurën për ta shpëtuar vetveten dhe nënën e saj, të cilën e luan Aurita Agushi.
“Këto tri kualifikime vetëm sa vazhdojnë ta pasqyrojnë trendin e zhvillimit të industrisë kosovare të filmit, derisa po prodhojmë gjithnjë më shumë filma dhe i ndajmë ata me botën. Kemi shpresa të mëdha për atë se çfarë do të sjellë e ardhmja për talentet tanë”, ka thënë drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës















