Lajme
Bomba e 38, nxori skandalet e BDI-së
Zoran Zaev i LSDM-së, pëlciti bombën e radhës. Ai sot nxori bizneset dhe pazaret e Ali Ahmetit dhe BDI-së
Lideri i opozitës maqedonas, Zoran Zaev kryetar i LSDM-së, publikoi bombën e 38-të ku nxori skandale korruptive të Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit. Sipas këtyre përgjimeve, Ali Ahmeti dhe partia e tij është edhe lidhur me skandale korruptive dhe kriminale.
“Me përgjimet që po publikojmë sot vazhdojmë të zbulojmë fytyrën e vërtetë të kreut të BDI-së. Gruevski nuk ka bërë asgjë pa pasur dijeni edhe partneri i tij i koalicionit. Përmes njerëzve të besueshëm në rastin konkret bëhet fjalë për kryetarin e degës së BDI-së në Çair, Ahmeti ndërmjetëson tek një biznesmenë që ti shitet një tokë prej 1 mijë metrave katrorë”, theksoi Zaev, citon INA.
Sipas Zaev, BDI e ka ditur mirë se përgjohen bisedat e tyre, andaj kanë pasur kujdes gjatë bisedave telefonike. BDI është paria shqiptare që ka qenë gjatë gjithë viteve në koalicion me VMRO DPMNE të Nikola Gruevskit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Marrëdhëniet romantike midis gjyqtarëve shkelin “zakonet” e vendosura të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme Federale”. Ky ishte... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit














