Lajme
Bosnja padit tetë serbë për vrasjen e 78 civilëve myslimanë
Gjykata e lartë e Bosnjës ka paditur tetë ish-ushtarë serbë për krime kundër njerëzimit, të cilët dyshohen për vrasjen e të paktën 78 civilëve myslimanë boshnjakë, në fillim të luftës në Bosnjë të viteve 1990.
Të pandehurit akuzohen për përndjekjen e popullsisë civile boshnjake, bazuar në përkatësinë kombëtare, etnike dhe fetare me qëllim diskriminues, si dhe për vrasjen e civilëve në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, transmeton Klan Kosova.
Sipas prokurorëve, tetë serbët e Bosnjës, ish-ushtarë, kishin përzënë civilët boshnjakë nga një shkollë në fshatin perëndimor të Velagici, i kishin rreshtuar dhe më pas vrarë të paktën 78 persona, në qershor 1992.
Trupat e viktimave janë transportuar me kamionë dhe janë varrosur në një varrezë masive, nga e cila ishin nxjerrë në vitin 1996.
Në anën tjetër, nuk ka pasur asnjë koment nga ana e të pandehurve, disa prej të cilëve besohet se ndodhen në Serbi.
Një çerek shekulli pasi marrëveshjet e paqes së Dayton-it të sponsorizuara nga SHBA, i dhanë fund luftës midis serbëve të Bosnjës, kroatëve dhe boshnjakëve, ku u vranë rreth 100 mijë njerëz, Sarajeva është ende duke kërkuar kriminelë të dyshuar të luftës.
Lufta e Bosnjës, e zhvilluar mes viteve 1992-1995, ishte karakterizuar nga persekutimi dhe vrasja e kroatëve e boshnjakëve në territoret që serbët e Bosnjës kishin shënjestruar për shtetin e tyre, raporton usnews.com.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit Kapiteni i Zvicrës luan në filmin western “The Socceritos” përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” Autoritetet sqarojnë se dokumentet janë të falsifikuara dhe nuk kanë asnjë efekt juridik... -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror -
Winterthur
Sulm me thikë në Winterthur, sulmuesi bërtet “Allahu Ekber”, disa të plagosur














