Kosova

Klinika Infektive, 99 për qind e pacientëve me variantin Delta

Brenda Klinikës Infektive në Prishtinë janë 118 pacientë që po luftojnë me Covid 19.

Lufta më e vështirë me këtë sëmundje të rëndë infektive është për 105 prej tyre, të cilët po trajtohen me oksigjen e që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i klinikës, Arben Vishaj, për T7.

Tutje Vishaj tregon që 99% e rasteve janë me variantin Delta, variant ky që është më i rëndë se varianti Sarscov2.

VIDEO: