Integrimi
Brezi i dytë i shqiptarëve: më shumë i shkolluar por më pak aktiv?
Numri i studentëve shqiptarë në Zvicër është rritur denjësisht në krahasim me disa vite përpara. Kjo sepse brezi i dytë i shqiptarëve ka një rritje cilësore përsa i përket shkollimit dhe pozicionit të tyre në shoqërinë zvicerane
Ky fenomen perceptohet edhe si rezultat i një integrimi të suksesshëm. Por sa janë studentët shqiptarë në universitetet zvicerane?
Që perceptimi të kthehet në konfirmim duhen edhe shifra konkrete. Për këte arsye një iniciative online është parashtruar nga shoqata e studentëve shqiptarë në Universitetin e Fribourg-ut me datë 28 nëntor 2013. Krahas nxjerrjes së numrit të përgjithshëm të studentëve shqiptarë në Universitetet e Zvicrës, ky sondazh ka për qëllim që të shërbejë si një pasqyrë e denjë e komunitetit shqiptar që jeton në këtë shtet. Gjithashtu rezultati sa më i saktë do jetë një element i rëndësishëm për studime mbi integrimin, potencialin dhe inserimin e tyre në tregun e punës si dhe do jetë udhërrëfyes për një status të ri në lidhje me kategoritë sociale.
Dy muaj pas publikimit të këtij sondazhi nëpër grupet përkatëse të shoqatave studentore në universitet e Zvicrës nuk mund të flasim akoma për rezultat konkret. Në fakt numri i atyre që e kanë plotësuar formularin është shumë i vogël në krahasim me numrin efektiv që mendohet të studiojnë në Zvicër.
Nga grupet që figurojnë nëpër mediat sociale, shqiptarët në universitetin e Zurihut janë 400, në Universitetin e Gjenevës 360, në Universitetin e Fribourgut 120 dhe në atë të Lozanës rreth 100. Ky numër nuk mund të konsiderohet zyrtar dhe efektiv, pasi që në këto grupe ka edhe persona të cilët nuk janë studentë nëpër institucionet në fjalë, por thjesht shprehin interes për tu njohur me aktivitetet e këtyre shoqatave.
Aktualisht, tentativës së kësaj iniciative për të nxjerrë një shifër zyrtare sa më ekzakte i janë përgjigjur vetëm 85 studentë. Në bazë të mbushjes së formularëve, universitetet listohen në këtë mënyrë : 1) Fribourg, 2) Zurih, 3) Gjenevë, 4) Lozanë.
A pasqyron ky numër realitetin e studentëve shqiptar në Zvicër? A kemi të bëjmë me një mungesë interesi apo ka probleme të tjera që lidhen me reklamimin e këtij sondazhi?
Natyrisht numri i deritanishëm i 85 studentëve s’mund të konsiderohet pasqyrim i denjë i një komuniteti shqiptar prej rreth 250 mijë personash që jetojnë në Zvicër. Madje nga këta 85 studentë, 15 nuk i përkasin brezit të dytë por kanë ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi për të kryer studimet e ciklit master.
Të thuash është mungesë interesi është akoma shpejt për të dalë në këtë përfundim. Por sikur të ishte kështu atëherë do të kishim të bëjmë me një pasivitet dhe individualizëm të brezit të dytë, arsye të cilat do përbëjnë edhe objektin e ndonjë analize.
Shpresojmë që nëpërmes këtij apeli të sensibilizohen ata që nuk e kanë plotësuar akoma pyetësorin dhe të njoftohen ata që nuk ishin në dijeni të këtij sondazhi.
Link i sondazhit: www.aeaf.ch/StudentsStatistics.php
Rezultati i sondazhit do bëhet publik në vijim dhe do shoqërohet edhe me një analizë më të hollësishme në bazë të shifrave në dispozicion. Ndaj për të mirën e interesit të përbashkët shoqëror dhe për të konfirmuar një realitet ekzistues në mënyrë konkrete dhe jo duke u bazuar ne perceptime, ftojmë studentët të marrin dy minuta kohë që të plotësojnë formularin në fjalë.
Driton Mustafaj
E-Diaspora
-
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër Zarfet e votimit pritet të mbërrijnë mes 20 dhe 27 majit, ndërsa qytetarët u këshilluan që... -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar














