Koronavirusi: çast pas çasti
Britania e Madhe do të fillojë rihapjen graduale nga izolimi
Autoritetet britanike do të përcjellin me “vëmendje ekstreme” procesin e daljes nga izolimi, ka thënë Sekretari për Transport Grant Shapps
Britania e Madhe është ndër vendet më të goditura në botë nga koronavirusi.
Autoritetet britanike do të përcjellin me “vëmendje ekstreme” procesin e daljes nga izolimi, ka thënë Sekretari për Transport Grant Shapps, derisa ka bërë të ditura planet për “rikthim të lëvizjes në Britani”.
Ai është zotuar për ndarje të 250 milionë funtave për përmirësim të infrastrukturës për ecje dhe çiklizëm.
Megjithatë ai nuk ka konfirmuar nëse do të miratohet karantina 14-ditore për pasagjerët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në 24 orët e fundit në këtë territor janë regjistruar 346 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e rritur shifrën totale në 31,587.
Sekretari për Transport ka thënë se procesi i tejkalimit të sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, do të jetë “gradual”.
Ai ka thënë se edhe nëse rrjeti i transportit britanik do të aktivizohet në kapacitet të plotë, distancimi fizik nënkupton se vetëm 1 në 10 pasagjerë do të mund të udhëtojnë.
Ai ka përmendur se së fundmi në Britani është regjistruar shkallë e pashembullt e ecjes dhe çiklizmit.
“Ndonëse është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë nëpër shtëpi, kur shteti të kthehet sërish në punë, neve na duhet t’ju kërkojmë njerëzve që të vazhdojnë ecjen dhe çiklizmin”, është shprehur mes tjerash ai.
Përveç numrit më të madh të viktimave në kontinentin e Evropës, ky territor ka regjistruar mbi 200,000 të prekur nga ky virus, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Turizmi zviceran në rrezik Sipas drejtuesve të industrisë turistike, tashmë janë vërejtur shenja të para të rënies së rezervimeve... -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA -
Zvicra paralajmëron reshje të mëdha bore në disa kantone













