Lajme
Bronx: Tragjedi, raportohen 19 të vdekur, mes tyre nëntë fëmijë
Raportohet se 19 persona kanë humbur jetën, mes tyre nëntë fëmijë, si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë banimi në Bronx të New York-ut, përcjell albinfo.ch.
Bëhet e ditur se një zyrtar i forcave zjarrfikëse, konfirmoi numrin e të vdekurve, ndërsa një tjetër konfirmoi se mes tyre ishin 9 fëmijë.
“Ky është një nga zjarret më të këqija që kemi parë këtu në qytetin e Nju Jorkut”, tha kryebashkiaku Eric Adams, në një konferencë për shtyp.
Të paktën 32 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital, ndërsa ndodhen në rrezik për jetën, tha më herët të dielën komisioneri i FDNY Daniel Nigro. Adams tha se gjithsej 63 persona u plagosën.
Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se viktimat ndodheshin në katet e sipërme të ndërtesës që u përfshi nga flakët.
Rreth 200 anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut ishin në vendngjarje në një ndërtesë apartamentesh 19-katëshe. Zjarri filloi pak para orës 11 të mëngjesit në një apartament dupleks në katin e 2-të dhe të 3-të të ndërtesës, tha FDNY.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze Bëhet e ditur se kori Siparantum është shndërruar një prej përfaqësime më dinjitoze të Kosovës, përcjell...
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt
-
Kanada
Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit
Jeta në Zvicër
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur...
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit