Kosova

Bundestagu gjerman i jep përkrahje Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së të Bundestagut të Gjermanisë.

“Patëm një shkëmbim të hapur dhe të thellë, sot në Bruksel, me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së në Bundesstagun e Gjermanisë. Ne kemi folur për momentin e ri për zgjerimin e BE-së, gjendjen në dialogun dhe hapat e radhës. Falënderues për mbështetjen e Gjermanisë për punën time dhe rrugën drejt BE-së të gjithë rajonit”, shkroi ai, përcjell albinfo.ch.