Lajme
Burgim i përjetshëm për kosovarin në Austri, kishte vrarë bashkëshorten
Brutaliteti që kishte përdorë ndaj bashkëshortes, ikja nga vendi i ngjarjes dhe mosofrimi i asnjë lloj ndihme për të plagosurën, ndikoi që ai të dënohet me burgim të përjetshëm
Në nëntor të vitin e kaluar, një shtetas i Kosovës kishte goditur 16 herë më thikë bashkëshorten e tij në Innsbruck të Austrisë. Në gjykatën rajonale të këtij Landi, 60-vjeçari u akuzua se pas një debati që kishte me gruan e tij (v.j. 50 vjeçare nga Shqipëria) në banesën e tyre, ka rrëmbyer një thikë kuzhine dhe e qëllon atë duke i shkaktuar disa plagë, nga të cilat e plagosura nuk arriti t’i mbijetojë, shkruan albinfo.at.
I akuzuari e ka pranuar veprën penale. Ai ka thënë në gjyq se mosmarrëveshja kishte filluar kur gruaja e tij u përpoq ta detyronte të hante supë në mëngjes. Përveç kësaj, gruaja e tij kishte folur keq për vajzën e tij nga martesa e mëparshme. Kjo e kishte shtyrë kosovarin të humbë kontrollin dhe ta godasë me thikë bashkëshorten e tij.
Mjeku ligjorë Walter Rabl, thotë se i akuzuari pas aktit të kryer, kishte dalë duke u shëtitur në qytetin e vjetër të Innsbruck-ut, ndërkohë e kishte lënë të plagosur bashkëshorten në banesë. Për shkak të mosofrimit të ndihmës së shpejtë, ajo ka ndërruar jetë. Pas një orë e gjysmë, kosovari kthehet tek ndërtesa e banimit dhe i bie ziles së fqiut. Atë e njoftoi për rastin dhe i kërkoi të thërriste policinë, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.
Gjyqtarja Helga Moser ka shpjeguar në vendimin e saj se brutaliteti i tepruar i aktit, pra goditja e disahershme me thikë, ikja nga vendi i ngjarjes dhe mosofrimi i ndihmës për të shpëtuar jetën e të plagosures, kanë qenë arsyet rënduese në masën e dënimit me burgim të përjetshëm.
Megjithatë, aktgjykimi nuk është përfundimtar momentalisht.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?











