Të tjera
Caktohet orari i përballjeve mes Kosovës dhe Zvicrës në basketboll
Kosova dhe Zvicra do të ndeshen dy herë. Sfida në Kosovë do të zhvillohet më 19 korrik, ndërsa ajo në Zvicër më 29 korrik
Pas hedhjes së shortit për Rrethin e Tretë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2025 është publikuar edhe orari.
Në Grupin H ndodhen Zvicra, Kosova dhe Danimarka, njofton albinfo.ch.
Kosova ndeshjen e parë do ta ketë në shtëpi ndaj Zvicrës më 19 korrik. Më pas Dardanët janë mysafirë të Danimarkës dhe Zvicrës, sfida që do të zhvillohen më 26, përkatësisht 29 korrik. Ndeshja e fundit do të jetë në shtëpi kundër Danimarkës më 5 gusht.
Vetëm lideri i grupit kualifikohet në Rrethin e Dytë Parakualifikues.
Në Zvicër janë një numër i madh i mërgimtarëve, andaj pritet që të përcjellin nga afër sfidën e Nati-t ndaj Dardanëve.
Orari
19 korrik
Kosova-Zvicra
22 korrik
Zvicra-Danimarka
26 korrik
Danimarka-Kosova
29 korrik
Zvicra-Kosova
2 gusht
Danimarka-Zvicra
5 gusht
Kosova-Danimarka
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër














