Lajme
Carter, Bush W., Clinton, Obama: Jemi të tmerruar, çnderim dhe turp
Në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë edhe një polic amerikan, që kishte marrë plagë të mëdha nga protestuesit në Capitol Hill, transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për policin Brian D. Sicknick, i cili është lënduar nga protestuesit pro-Trump, të cilët po hynin me forcë nëpër ndërtesat qeveritare.
Nga ana tjetër, janë katër ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, George W. Bush, Bill Klinton dhe Jimmy Karter që kanë reaguar pas trazirave në Kongresin Amerikan, ku nga përplasja e protestuesve pro-Donald Trump u vranë edhe 4 persona.
Ata kanë bërë kritika ndaj protestuesve që detyruan një evakuim të Kongresit në SHBA, përmes disa deklaratave të forta dhe theksonin nevojën për një transferim paqësor të pushtetit.
“Historia me të drejtë do të kujtojë dhunën e sotme në Capitol, të nxitur nga një president i cili ka vazhduar të gënjejë pa bazë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme, si një moment i çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë. Por, ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si një befasi totale”, tha Obama për pasardhësin e tij dhe kaosin që përfshiu kryeqytetin e kombit të mërkurën.
Ndërsa George Bush, presidenti i fundit i mëparshëm republikan, tha se “kështu kontestohen rezultatet e zgjedhjeve në një ‘republikë banane’ – jo në republikën tonë demokratike”.
“Unë jam i tmerruar nga sjellja e pamatur e disa liderëve politikë që nga zgjedhjet dhe nga mungesa e respektit të treguar sot për institucionet tona, traditat tona dhe zbatimin e ligjit tonë. Sulmi i dhunshëm ndaj Capitolit dhe prishja e takimit të Kongresit u ndërmor nga njerëz, pasionet e të cilëve janë ndezur nga gënjeshtra dhe shpresa të rreme”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, Clinton i bëri jehonë këtij mesazhi të mërkurën vonë, duke e quajtur skenën një “sulm të paparë ndaj Capitol, Kushtetutës dhe vendit”.
“Sulmi u ndez nga më shumë se katër vjet politikë helmuese, duke përhapur dezinformata të qëllimshme, duke mbjellë mosbesim në sistemin tonë dhe duke vendosur amerikanët kundër njëri-tjetrit. Ai u ndez nga Donald Trump dhe krijuesit e tij më të flaktë, përfshirë shumë në Kongres, për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve që ai humbi”, akuzoi Clinton.
“Zgjedhjet ishin të lira, numërimi ishte i drejtë, rezultati është përfundimtar. Ne duhet të përfundojmë transferimin paqësor të pushtetit për mandatet tona të Kushtetutës”.
Dhe Carter, gjithashtu tha se ai dhe ish-zonja e parë Rosalynn Carter ishin “të shqetësuar” nga ngjarjet e fundit.
“Kjo është një tragjedi kombëtare dhe nuk është ajo që jemi ne si komb”, ka thënë ndër të tjera ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?














