Lajme
Çeku: Veriu i Kosovës nuk mund të ndahet
Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, ka deklaruar se veriu i Kosovës nuk mund të ndahet. Sipas tij ajo që bëri qeveria kur mori në kontroll dy pikat doganore në veri nuk ishte një çështje politike, por ishte çështje e sigurisë.
Ministri Çeku i ka deklaruar Zërit të Amerikës se qeveria demonstroi se ky nuk ishte një aksion kundër popullsisë serbe në veri, sepse ajo ofroi ndihmë humanitare për banorët nëse kjo do të ishte e nevojshme.
Çeku ka theksuar se Qeveria e Kosovës është për zgjidhjen e problemeve me dialog, por çështja e kufirit nuk mund të negociohet. “Qeveria e Kosovës ka të drejtë të vendosë kontrollin e saj në të gjithë vendin”, ka theksuar ministri.
Çeku ka thënë se problemi i veriut të Kosovës mund të zgjidhet duke i bërë trysni Beogradit të ndalë financimin dhe nxitjen e popullsisë me përkatësi etnike serbe që jeton në veri.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit në Zvicër po përfitojnë nga puna e pjesshme e pavullnetshme Sektori i pastrimit është një nga më të prekurit nga nën-punësimi në Zvicër. Mijëra punëtorë, veçanërisht... -
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran













