Shkurt.ch
Çfarë kërkon në Coop revista me oficerin nazist në ballinë?
“Jam ndier i shokuar, kur e kam parë se në ballinë të revistës prezantohej një oficer SS”. Fjala është për oficerin Hans Dorr (1912-1945) të cilit i është kushtuar ky numër i revistës
Në kioskun e një filiali të rrjetit të marketeve “Coop” është gjetur sot një revistë që nuk e ka vendin aty dhe askund tjetër. Bëhet fjalë për revistën me përmbajtje naziste “Schwerterträger” nga Gjermania. Kjo revistë është botim i shtëpisë botuese “Lesen und Schenken” me pronar Dietmar Munier, një botues i njohur për faktin se shpërndan literaturë të ekstremit të djathtë.
Revista e cila sot është gjetur në vitrinat e një coop-i në Letzipark, ishte numri i dytë i këtij viti, shkruajnë mediat zvicerane.
Edhe vetë përgjegjësit e Coop-it janë shprehur të befasuar me këtë që ka ndodhur, pa dijen e tyre, transmeton albinfo.ch. Duket se revista ka “aterruar” në shitoren e tyre si pasojë e një gabimi të bërë nga furnizuesit.
Këtë gabim e ka zbuluar rastësisht Dominik Gross, historian i ekonomisë, derisa po shikonte në vitrinat e kioskut “Jam ndier i shokuar, kur e kam parë se në ballinë të revistës prezantohej një oficer SS”. Fjala është për oficerin Hans Dorr (1912-1945) të cilit i është kushtuar ky numër i revistës, përcjell albinfo.ch. Ai njihet si njëri ndër 20 pjesëtarët e njësisë SS, të cilët janë dekoruar me urdhrin e Kalorësve të Kryqit. Në dekoratë shihet një shpatë dhe së këndejmi bartësit e kësaj dekorate janë quajtur “Schwertenträger” (bartës të shpatës).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës Në prag të çerekfinales me Argjentinën, Canal26 i kushton një profil të veçantë kapitenit shqiptar, duke... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut











