Koronavirusi: çast pas çasti
Çfarë thonë ekspertët për lehtësimin e masave në Gjermani
Ekspertët shëndetësorë gjermanë kanë paralajmëruar kundër çdo lehtësimi të mëtejshëm të masave të bllokimit antiCOVID-19, pasi numri i rasteve u rrit sërish për shkak të përhapjes së variantit më infektiv të zbuluar së pari në Britaninë e Madhe, raporton “The Telegraph”.
“Ne mund të kemi më shumë lehtësime vetëm nëse ka një numër të qëndrueshëm ose në rënie të rasteve”, tha Karl Lauterbach, ekspert shëndetësor, për gazetën “Augsburger Allgemeine”, duke shtuar se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Numri i rasteve COVID-19 në Gjermani është rritur sërish javët e fundit, pas heqjes së disa kufizimeve.
Zhgënjimi rreth bllokimit të vazhdueshëm dhe ritmit të ngadaltë të vaksinimeve ka dëmtuar mbështetjen ndaj konservatorëve të kancelares Angela Merkel, e dëmtuar më tej nga një skandal i prokurimit të maskave mbrojtese, që përfshin deputetë nga partia e saj.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














