Lajme
Clark premton miliarda dollarë investime në Kosovë
Ish-komandanti i NATO-s, Weley Clark ka parashikuar investime miliarda dollarësh në nxjerrjen e thëngjillit dhe mineraleve të lëngshme
Ish-gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili 13-vjet më parë drejtoi operacionet e NATO-s kundër forcave të Millosheviqit në Ballkan, është kthyer në Kosovë, në venin ku e trajtojnë si hero. Gjenerali i pensionuar nuk ka ardhur si ushtarak, por si biznesmen dhe humanist.
Gjenerali Ckark është duke eksploruar terrenin e Kosovës për të parë se ku duhet dhe ku mund të investohet. Ai paraprakisht kishte piketuar disa sektore, ndërsa kishte parashikuar investime qindra miliona dollarësh në nxjerrjen e thëngjillit dhe mineraleve tjera të lëngshme në Kosovë.
“Ne kemi paraparë një projekt të gjendjes aktuale të rezervave të thëngjillit si dhe derivateve të tjera të lëngshme. Janë akoma disa rreziqe brenda këtij projektit. Duhet t’i bëjmë edhe disa analiza të tjera dhe natyrisht të marrim pëlqimin e qeverisë për këtë””, ka thënë Clark.
Gjenerali i pensionuar i SHBA-ve tha se investimet nuk parashikojnë vetëm në Kosovë, por edhe në vendet tjera. Prandaj studimi i terrenit është shumë i nevojshëm, ndërsa Kosova, siç tha ai, është vendi më ideal për këshillojë produktesh.
“Në qoftë se do të kemi mundësi të bëjmë këtë do të jemi në gjendje të sjellim qindra milion dollarë, ndoshta edhe miliarda dollarë investime”, tha Clark, i cili gjithashtu nuk i tejkaloi edhe çështjet politike. Ai tha se veriu , si problem, është krijuar brenda pakënaqësive të NATO-s.
Këto probleme që tashmë janë në veri, kthehen prapa në origjinën e vetë KFOR-it, dhe një shtet atëherë kishte promovuar këto lloj problemesh dhe ka pasur mospajtime edhe brenda NATO-s se si të merremi me këtë. Trembëdhjetë vjet më vonë, tani ne po i përjetojmë ato ndarje që kishin ndodhur në atë kohë brendapërbrenda NATO-s”, tha ai.
Gjenerali Cklark ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e Fondit Kosovar-Amerikan për Edukim. Pjesëmarrja në KAEF, po ashtu ka qenë edhe njëra nga arsyet që Clark ka ardhur në Kosovë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












