Kosova
Çmime të larta të akomodimit në hotelet e Prishtinës
Hotelet në Prishtinë me çmime të larta
Hotelet në Prishtinë, sidomos ato afër qendrës thuhet se janë shumë të shtrenjta në krahasim me ato të cilat gjenden në periferi dhe në qytetet e tjera. Çmimet e akomodimit në shumicën absolute të hoteleve në kryeqytet janë shumë më të larta edhe nga disa herë, ta zëmë me hotelet e përafërta, apo krejtësisht të ngjashme në Shqipëri në këtë sezonë, përcjell albinfo.ch.
Në Prishtinë, në zonën e qendrës, aktualisht çmimi për akomodim për një natë në disa hotele sillet nga 40 euro deri në 2 mijë euro.
Në ‘Hotelin Pejton’ në Prishtinë, çmimi për një natë i një dhome më të vogël momentalisht kushton 40 euro, ndërkohë që për dhoma më të mëdha dhe me pamje nga rruga, çmimi sillet prej 50 deri në 60 përfshirë këtu edhe mëngjesin.
Edhe në ‘Hotelin Real’, çmimi i një nate kushton 45 euro me mëngjes, ndërkaq një natë pa mëngjes në këtë hotel kushton 40 euro.
Mirëpo, përveç këtyre hoteleve që duket të kenë një çmim pak sa më të arsyeshëm për xhepin e kosovarëve, çmimet në disa hotele të tjera janë më të larta.
Në ‘Hotelin Opera’ çmimi për akomodim për një natë kushton 76 euro për dhoma më të vogla, ndërkohë që për ato pak më të mëdha ngritet në 81 euro. Ndërsa në ‘Hotelin Manami’, që është në afërsi të drejtëpërdrejtë me ‘Hotel Operën’, një natë bashkë me mëngjes aktualisht kushton 99 euro.
Nga gjithë këto hotele, ‘Siriusi’ dhe sidomos hoteli ‘Swiss Diamond’ dalin të jenë më të shtrenjtat sa i përket çmimeve.
Në ‘Hotelin Sirius’ një natë bashkë me mëngjes, ku llogaritet edhe shërbimi i parkingut dhe fituesit, kushton 115 euro, ndërkohë që në hotelin ‘Swiss Diamond’ çmimet janë akoma më të larta.
Në këtë hotel çmimi për një natë kushton 175 euro për dhoma të thjeshta dhe më të vogla ndërkohë që për dhoma më të mëdha dhe më luksoze çmimi shkon deri në 2 mijë euro.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












