Mërgimtarja nga Gjermania denoncon ish-bashkëshortin për dhunë në Pejë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë po merr përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike, kryesisht nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre, përcjell albinfo.ch.

Një rast i tillë është raportuar së fundi në Pejë. Një grua, e cila aktualisht jeton në Gjermani, ka njoftuar Policinë e Kosovës për ushtrim dhune fizike dhe psikike nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas raportit, më 5 shtator 2025, rreth orës 19:50, viktima me inicialet B.G. ka kërkuar ndihmë në polici, duke deklaruar se ka qenë viktimë e dhunës nga ish-bashkëshorti i saj A.G., 37-vjeçar. Në denoncim ajo ka bashkëngjitur edhe dëshmi, duke theksuar se së shpejti do të kthehet në Kosovë me tre fëmijët e saj, por ndihet e kërcënuar dhe e pasigurt.

Hetuesit kanë kontaktuar të dyshuarin, i cili pas një kohe është paraqitur në stacion policor dhe është intervistuar. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është urdhëruar të iniciohet rast për veprën penale “Dhunë në Familje”.

Troisdorf: Dhurojnë shtatoren e Nënë Terezës “për të shprehur mirënjohjen”

Në fillim të shtatorit, një statujë e re e Nënë Terezës u zbulua në mënyrë ceremoniale përpara Kishës Katolike të Shën Marisë në Troisdorf-Spich. Qytetarë të shumtë nga Troisdorfi dhe zona përreth, si dhe shumë të ftuar nga komuniteti shqiptar, morën pjesë në ceremoni, transmeton albinfo.ch

Donatorët e statujës janë vëllezërit Tuli dhe Nushi Istrefi, të cilët kishin ikur nga zona e luftës në atë që atëherë ishte Jugosllavi/Kosova e  sotme, si adoleshentë në vitin 1992 dhe gjetën strehën e tyre të re në Troisdorf.

“Si një shqiptare bashkëvendase e jona Nënë Tereza është një nga figurat më të famshme në atdheun tonë”, shpjegojnë Tuli dhe Nushi Istrefi vendimin e tyre për ta dhuruar shenjtoren si një statujë bronzi në vendbanimin e tyre të ri, në Troisdorf-Spich, duke shtuar: “Ne donim të shprehnim mirënjohjen tonë me këtë veprim”, shkruan rheinische-anzeigenblaetter.de.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Alexander Biber gjithashtu njohu ndikimin e Nënës Terezë dhe rëndësinë e kësaj dhurate për qytetin, duke cituar gruan me origjinë shqiptare: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili prej nesh mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Ky citat është gjithashtu një frymëzim për Troisdorfin, tha kryebashkiaku, përcjell albinfo.ch. Ndërtuesit e shtatores i kanë dhënë Troisdorfit një simbol të qëndrueshëm të bamirësisë dhe mirëkuptimit ndërkulturor, përfundoi ai.

Në vitin 1979, Nënës Terezë iu dha Çmimi Nobel për Paqen për angazhimin e saj të palodhur ndaj më të varfërve të të varfërve dhe kontributet e saj në mirëkuptimin ndërkombëtar. Një temë që është gjithashtu e rëndësishme për vëllezërit Istrefi: “Shpresojmë që shumë banorë, turistë dhe vizitorë të Troisdorfit të identifikohen me këtë dhe që statuja të përcjellë një mesazh pozitiv nëpër breza.”

Vëllezërit Istrefi kanë qenë aktivë si sipërmarrës në Troisdorf që nga viti 2003 dhe drejtojnë një kafene dhe restorant në Troisdorf-Spich. Statuja në madhësi natyrore u krijua nga një vëlla tjetër i tyre, Tali Istrefi, një skulptor që jeton në Shqipëri. Veprat e skulptorit mund të gjenden në të gjithë botën, duke përfshirë edhe statuja të tjera të Nënës Terezë në Kosovë, Midland (Kanada), Pfaffenhofen dhe Stuttgart, ndër të tjera.

Statuja e re përshkruan “Nënën e të Varfërve” duke mbajtur një fëmijë për dore. Kur bie shi, luga në dorën e saj mbushet, duke i kaluar simbolikisht pika uji fëmijës. 5 shtatori, dita kur statuja u përurua në mënyrë ceremoniale, është gjithashtu përvjetori i vdekjes së murgeshës.

Foto: Stadt Troisdorf

“UDHA”, dokumentari i Alessandro Ferrantellit prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun

Më 18 shtator 2025, ora 20:30, në Casa del Cinema, Villa Borghese, Romë, do të prezantohet dokumentari “UDHA” me regji të Alessandro Ferrantellit. Ky dokumentar, i cili mbart mesazhin “Një gjak, një gjuhë, një besë”, vjen si një udhëtim kulturor e identitar për shqiptarët.

Lorik Cana dhe Dr. Nita Shala, ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali
Lorik Cana dhe Dr. Nita Shala, ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali

Ngjarja organizohet nga Illyrian Brains Roma në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë.

Të pranishëm do të jenë protagonistët e dokumentarit :Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe Arbër Agalliu, profesor dhe studiues, Alessandro Ferrantelli, regjisor i dokumentarit.

Ky aktivitet pritet të mbledhë diasporën shqiptare dhe miqtë e kulturës shqiptare në kryeqytetin italian, duke sjellë në fokus trashëgiminë, historinë dhe rrugëtimin e shqiptarëve.

Për më shumë informacione dhe rezervime:
[email protected]

Parlamenti Evropian kritikon Izraelin

Parlamenti Evropian kritikon veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Parlamenti ka miratuar një deklaratë për këtë qëllim, e cila nuk është ligjërisht e detyrueshme, transmeton albinfo.ch.

Një shumicë e eurodeputetëve votuan për rezolutën e cila kritikonte, ndër të tjera, Izraelin për pengimin e ndihmës humanitare dhe shkaktimin e një zie në Rripin e Gazës.

Rezoluta u prezantua bashkërisht nga Grupi Socialist, Liberalët dhe të Gjelbrit. Grupi i PPE-së gjithashtu e mbështeti atë, shkruan dpa.de. Një total prej 305 eurodeputetësh votuan në favor të rezolutës, 151 kundër dhe 122 abstenuan.

Në rezolutë, Parlamenti Evropian kritikon Izraelin për pengimin e ndihmës humanitare për njerëzit në Rripin e Gazës dhe për shkaktimin e urisë. Izraeli, përmes operacionit të tij të vazhdueshëm ushtarak kundër grupit islamist Hamas, është përgjegjës për vuajtjet e popullsisë civile në Rripin e Gazës.

Parlamenti Evropian gjithashtu mbështet ndalimin e pagesave të ndihmës nga BE-ja për Izraelin.

Suedia, edhe 8.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Qeveria e Suedisë ka bërë të ditur të enjten një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 8.6 miliardë dollarësh (rreth 7.33 miliardë euro) gjatë viteve 2026 dhe 2027.

Kjo ndihmë vjen ndërsa Kievi kërkon më shumë mbështetje nga aleatët e saj për t’iu kundërvënë pushtimit të Rusisë.

“Kjo vë ë pah natyrën e qëndrueshme të mbështetjes sonë” për Kievin, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson në një konferencë për shtyp.

“Në rast të një armëpushimi dhe madje edhe një marrëveshjeje paqeje, mbështetja ushtarake suedeze për Ukrainën do të mbetet e rëndësishme dhe do të vazhdojë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje përfundimtare”, shtoi ai.

Ndihma ushtarake do të rritet në 40 miliardë korona suedeze (4.27 miliardë dollarë) çdo vit për dy vitet e ardhshme.

Ministria e Mbrojtjes zbuloi gjithashtu një paketë të re ndihme që përfshinte 18 njësi artilerie Archer me municione, dronë me rreze të gjatë veprimi, sisteme mbrojtjeje ajrore dhe pajisje mbikëqyrjeje bregdetare.

Suedia është donatori i pestë më i madh i BE-së për Ukrainën në raport me PBB-në e saj, sipas Institutit Kiel.

Ndërkohë Gjermania ka thënë se është bërë furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake të Ukrainës dhe tani po dërgon më shumë armë se Shtetet e Bashkuara.

Gjermania është “tani mbështetësja më e madhe” e Ukrainës, ka thënë të mërkurën ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, duke vënë në dukje se një total prej rreth 9 miliardë eurosh (10.5 miliardë dollarë) janë ndarë për këtë qëllim në buxhet.

Shtetasi kosovar arrestohet për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u arrestua pas rihyrjes në Austri. Ai dyshohet se ka kryer dy vjedhje me thyerje në rrethin e lokalitetit Perg, transmeton albinfo.at. Arrestimi u bë në bazë të një urdhër-arresti kombëtar të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Linzit.

Hetimet nga Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Austrisë së Epërme kishin zbuluar më parë se i dyshuari kishte hyrë me forcë në një ndërtesë banimi në orët e para të mëngjesit të 12 shkurtit 2025, shkruan ots.at. Ai kishte kontrolluar të gjithë ndërtesën dhe kishte hapur me forcë një kasafortë me një makinë prerëse këndore.

Një tjetër vjedhje me thyerje në rrethin e Perg në dhjetor 2024 iu atribuua gjithashtu atij. Në të dy incidentet, ai vodhi bizhuteri dhe para në dorë.

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka pranuar pjesërisht veprën, pe¨rcjell albinfo.ch. Doli se ai punonte si punëtor në vendet e krimit dhe mund të ketë përdorur mundësinë për të vëzhguar ndërtesat e banimit.

Me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik të Linzit, ai u transferua në Qendrën Korrektuese të Linzit

“Kino Kosova”, një festë për filmin dhe integrimin me vlera

Mbrëmë, më 10 shtator, u hap edicioni i gjashtë i festivalit të filmit “Kino Kosova”, në Bernë. Në një sallë të mbushur plot, me një prani artdashësish zviceranë, shqiptarë dhe të tjerë, mbrëmja u karakterizua nga një frymë festive dhe pune, njëherësh.

Hapjes i ka paraprirë një apero e pasur që u ka mundësuar mysafirëve që një atmosferë të këndshme të shkëmbejnë me njëri tjetrin dhe të identifikohen me frymën e festivalit.

 

Në emrin e stafit, festivalin e prezantuan Aleksandra Hiltmann dhe Sabahet Meta, të cilët shpalosën veçantitë e këtij edicioni.

Programi i “Kino Kosova” vazhdon edhe katër ditë të tjera, deri të dielën, më 14 shtator, me një përmbajtje të pasur që përfshin jo vetëm shfaqje filmash por edhe panele debati, koncerte dhe ekspozitë artesh pamore. Albinfo.ch është partner medial i festivalit.

Duke hapur programin, zonja Hiltmann ka folur për rrugën e ndjekur deri më tani të festivalit “Kino Kosova”, rrugë të cilën e karakterizon rritja e vazhdueshme në cilësi dhe në numra filmash. Ajo ka nënvizuar karakterin e festivalit si një platformë e hapur për të gjithë, pa kufizime etnie, gjuhe, orientimi, përkatësie etj.

Si e tillë, “Kino Kosova” ka arritur të gjejë mbështetje, jo vetëm financiare, tek institucione dhe subjekte të ndryshme, zvicerane, kosovare etj.

Këtë vit jemi përcaktuar të ftojmë Portugalinë si mysafire të festivalit. Dhe ky përcaktim nuk është i rastit, ka thënë Hiltmann. Komunitetet nga Kosova dhe Portugalia kanë një numër, rol dhe peshë të përafërt sa i përket ndikimit në shoqërinë zvicerane. Dihet se sipas statistikave më të fundit, komuniteti portugez dhe ai shqiptar janë me numër pothuaj të barabartë në Zvicër.

Fjalën e ka marrë në vazhdim drejtori artistik dhe themeluesi i festivalit “Kino Kosova”, Sabahet Meta. Ai ka konfirmuar fjalët e parafolëses dhe ka shtuar se festivali po bëhet një tregues serioz jo vetëm i nivelit të filmit në Kosovë por edhe i integrimit me vlera, të komunitetit kosovar në Zvicër.

Meta ka përmendur si risi paraqitjen me ekspozitë të artistit nga Kosova, Yll Xhaferi, i cili ndodhet në Bernë si “artist në rezidencë”. Ai ka përshëndetur edhe kontributin e “Doku festit”, festivalit tashmë me emër, të filmit, nga Prizreni, si frymëzim  për themelimin dhe mbajtjen e “Kino Kosovës”; në Bernë.

Në Bernë, zërat e rinj të kinemasë kosovare janë ndeshur me realizmin poetik të kinemasë portugeze. Programi i vendit mysafir, Portugalisë është kuruar nga Cíntia Gil, e njohur për punën e saj në festivalin prestigjioz Doclisboa. Ajo me këtë rast ka bërë një portretizim të kinematografisë së vendit të saj, gjegjësisht zhvillimit dhe kaheve të filmit portugez.

Vazhdimi i ka takuar shfaqjes së 4 filmave të shkurtër, artistikë, dy nga Kosova, një nga Portugalia dhe një nga Zvicra. Filmi “Rrugës”, i Samir Karahodës dhe ai “Si e sëmurë, e verdhë” i Norika Sefës, kishin në fokus realitetin kosovar në dy kohë të ndryshme dhe të shikuar nga aspekte të ndryshme. Përderisa filmi i Norika Sefës, me një vështrim të estetizuar përpunon pasojat e luftës përmes një xhirimi familjar, filmi “Rrugës” i Karahodës me një ton realist dhe me fabule të qartë merret me zymtësinë dhe mungesën e perspektivës për shumë njerëz, në Kosovën e pas luftës.

Filmi zviceran “1:10” i regjisorit Sinan Tarik me prejardhje turke vë në pah një situatë absurde dhe me tone komike të shpërthimit të dhunës në një shoqëri multikulturore si kjo e Zvicrës. Ndërsa filmi “The moving Garden” , i regjisores portugeze Ines Lima është një dedikim ëndrrave për dashurinë në rrethana jo të zakonshme.

Në mbrëmjen e hapjes së festivalit kanë qenë i pranishëm ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi me stafin diplomatik si dhe zëvendës ambasdori i Portugalisë.

Ditëve në vijim do të ketë shfaqje filmash të kinematografive pjesëmarrëse dhe debate si dhe programe shoqëruese, për të cilat Albinfo.ch do të ju mbajë në rrjedhë.

Autor i fotografive: Rromir Imami

Kosovë: Rriten faturat e energjisë elektrike, por jo pagat

“Kosova është në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës”, vlerësoi një studim i fundit i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP).

Në vitin 2007 paga mesatare në Kosovë ka qenë 200-300 euro, ndërsa fatura e energjisë për një familje ishte deri në 30% të të ardhurave.

Sipas studimit, aktualisht me rritjet e reja të energjisë elektrike dhe pagën mesatare për familje, fatura ka pësuar një rritje në 15-20%. Hartues të studimit theksojnë se në këto kushte vendi rikthehet në vitin 2007, duke qenë në kufirin e varfërisë energjetike.

Në raportin e publikuar nga INDEP me temën “Komunitetet e energjisë dhe varfëria energjetike në Kosovë” vlerësohet se Kosova ndodhet në një moment kritik, pa rregullore të qarta dhe mekanizma financiarë, komunitetet e energjisë rrezikojnë të mbeten në letër.

Në këtë raport paraqiten disa rekomandime, ndër to Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Rregullatorit për Energji duhet të themelojnë brenda gjashtë muajve një grup të përbashkët pune, i cili do të ketë për detyrë plotësimin e bazës ligjore për komunitetet e energjisë. Ky proces nuk kufizohet vetëm në miratimin e akteve nënligjore që rrjedhin nga Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe nga rregulloret e ZRRE-së për skemat mbështetëse, por përfshin edhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese, transmeton albinfo.ch.

Tjetër rekomandim është që Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me institucionet tjera duhet të miratojë brenda 12 muajve një Program Kombëtar për Decentralizimin e Prodhimit të Energjisë, ku komunitetet e energjisë të kenë rol qendror.

“ZRRE dhe KOSTT duhet të publikojnë brenda 18 muajve një hartë kombëtare që përfshin: kapacitetet e rrjetit (LV/MV), afërsinë me nënstacione, pikat e ngarkesës, kufizimet teknike dhe shpërndarjen territoriale të varfërisë energjetike”, thuhet ndër të tjera në këto rekomandime.

Mediat e huaja shkruajnë për ministren e parë nga AI në Shqipëri

Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministre të inteligjencës artificiale — jo një ministre për inteligjencën artificiale, por një ministre virtuale të krijuar nga pikselë dhe kod dhe të mundësuar nga inteligjenca artificiale, shkruan Alice Taylor për ’’Politico’’.

“’Emri i saj është Diella, që do të thotë diell në shqip, dhe ajo do të jetë përgjegjëse për të gjitha prokurimet publike’’, tha sot kryeministri Edi Rama.

Gjatë verës, Rama mendoi se një ditë vendi mund të kishte një ministre digjitale dhe madje një kryeministër të inteligjencës artificiale, por pak veta mendonin se kjo ditë do të vinte kaq shpejt.

Në asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, ku Rama njoftoi se cilët ministra do të largoheshin dhe cilët do të qëndronin për një mandat tjetër, ai prezantoi gjithashtu Diellën, anëtaren e vetme jonjerëzore të qeverisë.

“Diella është anëtarja e parë që nuk është fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga inteligjenca artificiale”, u tha ai anëtarëve të partisë.

Rama deklaroi se vendimet për tenderët do të merreshin “nga ministritë” dhe do të vendoseshin në duart e Diellës, e cila është “shërbëtore e prokurimit publik”.

Ai tha se procesi do të jetë “hap pas hapi”, por Shqipëria do të jetë një vend ku tenderët publikë janë “100 për qind të pakorruptueshëm dhe ku çdo fond publik që kalon nëpër procedurën e tenderit është 100 për qind i lexueshëm”.

“Kjo nuk është fantastiko-shkencore, por detyra e Diellës”, theksoi kryeministri.

Diella tashmë u është prezantuar qytetarëve shqiptarë ndërsa ajo fuqizon platformën e-Albania të vendit, e cila u lejon qytetarëve të hyjnë në pothuajse të gjitha shërbimet qeveritare në mënyrë digjitale. Ajo madje ka edhe një avatar, duke u shfaqur si një grua e re e veshur me veshje tradicionale shqiptare.

Diella do të vlerësojë tenderët dhe do të ketë të drejtën të “punësojë talente këtu nga e gjithë bota”, ndërsa thyen “frikën e paragjykimeve dhe ngurtësinë e administratës”.

Shqipëria ka luftuar prej kohësh me korrupsionin, veçanërisht në administratën publike dhe në fushën e prokurimit publik.

Çështja është theksuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian në raportet e tij vjetore të shtetit të së drejtës. Rama fitoi një mandat të katërt historik në maj 2025, me një mundësi për t’u bashkuar me bllokun deri në vitin 2030.

Reuters

Një ministre e re në Shqipëri e ngarkuar për të trajtuar prokurimin publik do të jetë e paprekshme nga ryshfetet, kërcënimet ose përpjekjet për të fituar favore, sipas Reuters.

Kjo për shkak se Diella, siç quhet ajo, është një robot i gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Kryeministri Edi Rama, i cili është gati të fillojë mandatin e tij të katërt, tha sot se Diella do të menaxhojë dhe japë të gjitha tenderët publikë në të cilët qeveria kontrakton kompani private për projekte të ndryshme.

“Diella është anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme, por është krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale”, tha Rama gjatë një fjalimi ku zbuloi edhe kabinetin e tij të ri.

Ajo do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet “një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni”.

AFP

Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi sot emërimin e një ministreje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA), rasti i parë në botë, e cila do të jetë përgjegjëse për prokurimet publike.

“Emri i ministres virtuale është Diella”, tha Rama, ndërsa prezantoi qeverinë e tij të re në asamblenë e Partisë Socialiste, e cila shënoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të majit.

“Diella është anëtarja e parë e qeverisë që nuk është fizikisht e pranishme, por e krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale”, shtoi Rama.

“Diella do të jetë përgjegjëse për të gjitha vendimet që lidhen me tenderët e prokurimit publik”, shtoi ai.

“Kjo nuk është fantastiko-shkencore, por detyrë e Diellës”, theksoi ai, duke shtuar se “ministrja” do të vlerësojë tenderët dhe do të ketë të drejtën të “rekrutojë talente nga e gjithë bota”.

Diella u prezantua në janar si një asistente virtuale e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, e përfaqësuar nga një grua e veshur me një kostum tradicional shqiptar, për të ndihmuar publikun të përdorë platformën zyrtare e-Albania, e cila ofron dokumente zyrtare dhe shërbime të ndryshme.

Deri më tani, Diella ka ndihmuar në lëshimin e 36 600 dokumenteve digjitale dhe ka ofruar gati 1 000 shërbime në platformë, sipas shifrave zyrtare.

Rama, i cili siguroi një mandat të katërt në detyrë në zgjedhjet e majit, pritet të paraqesë qeverinë e tij të re në parlament në ditët në vijim.

Lufta kundër korrupsionit, veçanërisht në shërbimin civil, është një kriter kyç në përpjekjen e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Rama synon ta çojë vendin e vogël ballkanik në BE deri në vitin 2030.

Hera e parë në Tiranë, merren vendime të mëdha për futbollin evropian

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi pasditen e sotme mbledhjen e radhës në Tiranë dhe mori disa vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e futbollit evropian.

Nën drejtimin e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s votuan stadiumin “Metropolitano” të Madridit, si vendin pritës të finales së Ligës së Kampionëve për vitin 2027.

Stadiumi kombëtar i Varshavës do të presë finalen e Ligës së Kampioneve për vajza në vitin 2027, ndërsa finalja e Superkupës së UEFA-s do të luhet në Salzburg (Austri).

Finalja e Ligës së Kampionëve në futsall për vitin 2026 do të luhet në Pesaro të Italisë, finalja e EURO U-19 në futsall do të luhet në Astana (Kazakistan), ndërsa finalja e Evropianit të futsallit për vajza për vitin 2027 do të luhet në Osijek (Kroaci), transmeton albinfo.ch.

KE-ja e UEFA-s mori gjithashtu disa vendime të tjera dhe diskutoi çështjet si më poshtë:

Dëmtimet afatgjata të lojtarëve në fushë në kompeticionet e klubeve të UEFA-s për djem.

Komiteti Ekzekutiv miratoi një ndryshim në rregulloret e kompeticioneve të klubeve të UEFA-s për djem 2025-2026, për të lejuar zëvendësimin e përkohshëm të maksimumi një lojtari në fushë që pëson dëmtim ose sëmundje afatgjatë, gjatë fazës së ligës, deri në javën e gjashtë të ndeshjeve (e përfshirë). Arsyeja e këtij ndryshimi është të garantohet që listat e skuadrave të mos reduktohen në mënyrë të padrejtë dhe që lojtarët të mbrohen nga ngarkesa shtesë.

Bonuse për finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza 2025.

Komiteti miratoi një shumë totale prej 1.000.000 euro për shpërndarje, bazuar në renditjen e ekipeve në Finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza, si më poshtë:

Vendi i katërt: 150.000 euro (15% rritje)

Vendi i tretë: 200.000 (20% rritje)

Vendi i dytë: 250.000 euro (25% rritje)

Vendi i parë: 400.000 euro (40% rritje)

Kërkesë për autorizimin e zhvillimit të ndeshjeve të kampionatit kombëtar jashtë territorit të UEFA-s.

Komiteti Ekzekutiv diskutoi kërkesat nga RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) dhe FIGC (Federata Italiane e Futbollit) për të miratuar zhvillimin e një ndeshjeje të kampionatit kombëtar secila jashtë vendit të tyre, në veçanti jashtë territorit të UEFA-s.

Komiteti e njohu këtë si një çështje të rëndësishme dhe në rritje, por shprehu dëshirën për të siguruar mendimin e të gjithë aktorëve përpara se të merret një vendim përfundimtar.

Ka shumë çështje për t’u zgjidhur dhe, si organ drejtues i futbollit evropian, UEFA ka përgjegjësinë të marrë parasysh të gjithë faktorët e tillë. Si rezultat, nuk u mor asnjë vendim sot, por UEFA do të ndërmarrë një raund konsultimesh me të gjithë aktorët e përfshirë në futbollin evropian, përfshirë edhe tifozët.

Sulmi i 17 vjeçarit nga Kosova në Gjermani mund të lidhet me motive fetare

Një i ri nga Kosova, i dyshuar për plagosjen e një mësueseje me thikë javën e kaluar në një shkollë profesionale në Gjermani, mund të ketë pasur një motiv “fetar” për sulmin, tha një ministër lokal më 11 shtator.

E përditshmja gjermane, Bild raportoi se i dyshuari 17-vjeçar më herët po ashtu kishte therur me thikë një të pastrehë në qytetin Esen, dhe kishte lënë një mesazh xhihadist në një video të incizuar me telefon.

Herbert Reul, ministër i Brendshëm në landin Nordhajn Vestfalen, gjatë një mbledhjeje të Komitetit për punë të Brendshme të Parlamentit, tha se analizat fillestare të të dhënave digjitale tregojnë se “krimi ka qenë i motivuar nga aspekti fetar”.

Prokurorët federalë të cilët merren me çështje të terrorizmit po e shqyrtojnë mundësinë që ta marrin përsipër këtë rast, tha Reul, shkruan Euronews, transmeton albinfo.ch.

Një mësuese 45-vjeçare pësoi plagë serioze pasi u ther me thikë në një shkollë profesionale javën e kaluar. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje emergjente kirurgjikale, por sipas Reulit, mësuesja tani gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Policia u konfrontua me sulmuesin e dyshuar, kur hasi në të rreth 3 kilometra larg nga kolegji dhe qëlloi atë me armë zjarri, pasi i dyshuari kishte pasur në dorë një thikë.

I riu, i cili sipas mediave në Gjermani ishte student në shkollën ku ndodhi rasti, pasi u plagos gjatë konfrontimit me policinë u dërgua në spital për trajtim.

Shqipëria, vendi i parë në botë me ministre nga AI

Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministre të krijuar nga inteligjenca artificiale — jo një ministre për AI, por një ministre virtuale e përbërë nga kode dhe e fuqizuar nga inteligjenca artificiale.

Emri i saj është Diella, që në shqip do të thotë rreze dielli, dhe ajo do të jetë përgjegjëse për të gjitha prokurimet publike, tha kryeministri shqiptar Edi Rama të enjten.

Gjatë verës, Rama kishte hedhur idenë se një ditë vendi mund të kishte një ministre digjitale e madje edhe një kryeministër të inteligjencës artificiale, por pak menduan se ajo ditë do të vinte kaq shpejt, transmeton albinfo.ch.

Në asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë të enjten, ku Rama shpalli cilët ministra do të largoheshin dhe cilët do të vazhdonin mandatin, ai prezantoi edhe Diellën, të vetmen anëtare jo-njerëzore të qeverisë.

“Diella është anëtarja e parë që nuk është fizikisht e pranishme, por e krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale,” u tha Rama anëtarëve të partisë.

Rama deklaroi se vendimet mbi tenderat do të merren “jashtë ministrive” dhe do t’i kalohen në duart e Diellës, e cila është “shërbëtorja e prokurimit publik.” Ai tha se procesi do të jetë “hap pas hapi,” por Shqipëria do të bëhet një vend ku tenderat publikë janë “100 për qind të pakorruptueshëm dhe ku çdo fond publik që kalon nëpër procedurën e tenderit është 100 për qind i lexueshëm.”

“Kjo nuk është fantashkencë, por detyra e Diellës,” tha ai. Diella është prezantuar tashmë para qytetarëve shqiptarë, pasi fuqizon platformën e-Albania, e cila u mundëson qytetarëve të aksesojnë pothuajse të gjitha shërbimet e qeverisë në mënyrë digjitale. Ajo ka edhe një avatar, që shfaqet si një vajzë e re e veshur me kostum tradicional shqiptar.

Diella do të vlerësojë tenderat dhe do të ketë të drejtën të “punësojë talente këtu nga e gjithë bota,” duke thyer “frikën e paragjykimeve dhe ngurtësinë e administratës.”

Shqipëria ka kohë që përballet me korrupsionin, veçanërisht në administratën publike dhe në fushën e prokurimeve publike. Ky problem është theksuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian në raportet e tij vjetore për sundimin e ligjit.

Rama fitoi një mandat historik të katërt në maj 2025, me premtimin për t’iu bashkuar bllokut deri në vitin 2030.

Ndryshimet në Kuvendin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme

Në katër vitet e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet sërish nga një burrë.

Elisa Spiropali do ta lërë drejtimin e këtij institucioni në nisje të legjislaturës për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që në karrigen më të lartë në Kuvend do të ngjitet ish zv.kryeministri dhe ish ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Një tjetër ndryshim është bërë edhe në postin e nënkryetarit të Kuvendit, ku Bledi Ccuci do t’i lërë vendin deputetes së Durrësit, Klodiana Spahiu, transmeton albinfo.ch.

Vendin e lënë bosh nga Niko Peleshi në krye të grupit parlamentar të PS-së, do ta rimarrë Taulant Balla.

Pas disa vitesh angazhim në qeveri, fillimisht si ministër i Brendshëm dhe më pas ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Balla rikthehet tashmë në krye të deputetëve socialistë.

Tre ministra të kabinetit të vjetër do të kenë drejtimin e komisioneve parlamentare. Kështu Ulsi Manja do të rimarrë drejtimin e Komisionit të Ligjeve, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Igli Hasani do të drejtojë komisionin e Jashtëm, ndërsa Arbian Mazniku do të drejtojë komisionin për reformën administrative territoriale që do të ringrihet në Kuvend.

Kryetar i Kuvendit

Ikën Elisa Spiropali

Vjen Niko Peleshi

Nënkryetari i PS në Kuvend

Ikën Bledi Çuçi

Vjen Klodiana Spahiu

Kryetar i grupit të PS

Ikën Niko Peleshi

Vjen Taulant Balla

Kryetar i Komisionit të Ligjeve

Ikën Klotilda Bushka

Vjen Ulsi Manja

Kryetar i Komisionit të Jashtëm

Ikën Mimi Kodheli

Vjen Igli Hasani

Legjislatura e re në Parlament do të nisë edhe me një ristrukturim të komisioneve të përhershme. Tashmë nuk do të jenë më 8 komisione të përhershme, por 11, nga të cilat shtatë do t’i drejtojë maxhoranca dhe katër opozita.

Komisionet e reja të përhershme parlamentare

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- e drejton PS

Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- e drejton PS

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- e drejton PS

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet- e drejton opozita

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- e drejton opozita

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- e drejton PS

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- e drejton opozita

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural- e drejton PS

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën- e drejton opozita

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme- e drejton PS

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale- e drejton PS.

Cilat qytete zvicerane kanë trafikun më të keq?

Në zonat urbane, bllokimet e trafikut shkaktohen më shpesh nga dritat e gjata të kuqe (dhe ato jeshile ‘të ngadalta’), kufijtë e ulët të shpejtësisë ose devijimet e shkaktuara nga kantieret e ndërtimit.

Cilado qoftë arsyeja, bllokimet formohen shpejt dhe zhduken ngadalë, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Lidhur me bllokimet e trafikut dhe kohën që u duhet shoferëve për të përshkuar një distancë prej 10 km, tre qytete zvicerane kanë fituar famë.

Si çdo vit, Tom Tom, një kompani e specializuar në sistemet e navigimit, hartat dhe shërbimet e të dhënave të trafikut, sapo publikoi të dhënat e saj të vitit 2024 për trafikun me lëvizjen më të ngadaltë, duke mbuluar 387 qytete në të gjithë botën.

Cilat qytete në Zvicër janë ndër më të ngadaltat?

Lajmi i mirë është se qytetet zvicerane nuk zënë vendin e parë (ky ‘nder’ i takon Londrës) dhe as nuk renditen në 10 vendet e para.

Qyteti më i madh i Zvicrës, Cyrihu, zë vendin e 80-të sepse i duhen 26 minuta për të përshkuar distancën prej 10 km në qendër të qytetit. Shoferët kalojnë rreth 94 orë në trafik çdo vit.

Tjetra është Gjeneva, në vendin e 87-të.

Ndërsa shoferëve u duhen gjithashtu 26 minuta për të përshkuar 10 km, ata kalojnë 111 orë të bllokuar në trafik.

Në të dyja rastet, rezultati i fundit është 10 sekonda më i gjatë se ai i vitit të kaluar.

Ku tjetër në Zvicër është trafiku rrëmujë?

Lozanë.

Ndërsa duhen ‘vetëm’ 21 minuta për të kaluar nëpër qendër, është 20 sekonda më shumë se më parë, që do të thotë se banorët kalojnë 71 orë në trafik, duke e vendosur kryeqytetin e Vaud në vendin e 180-të në renditje.

Të tjerë janë Bazeli (278), ku kalimi i qendrës së qytetit zgjat 18 minuta (30 sekonda më shumë se vitin e kaluar), me shoferët që kalojnë 60 orë në vit në bllokime.

Pastaj është Lugano (355), ku kalimi nëpër qendër zgjat 16 minuta – me banorët që ulen 60 orë në trafik.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, është Berna (409).

Shoferët kanë nevojë për 14 minuta për të kaluar qendrën e qytetit, duke kaluar 36 orë në trafik të bllokuar.

Si shoferët e Luganos ashtu edhe të Bernës në fakt “fituan” pak kohë në vitin 2024 – ndryshe nga homologët e tyre në Cyrih, Gjenevë dhe Lozanë, kohët e tyre të udhëtimit ishin 10 sekonda më të shkurtra se në vitin 2023.

Pse ka një pabarazi të tillë midis këtyre qyteteve?

Ka të ngjarë të ketë shumë arsye, njëra prej të cilave mund të jetë madhësia e ndryshme e qyteteve dhe popullsia e tyre.

Lozana, Lugano dhe Berna janë më të vogla se Cyrihu dhe Gjeneva, ashtu si edhe madhësia e qendrave të tyre të qytetit.

Sa mirë mësohet anglishtja në shkollat e mesme të Zvicrës?

Sistemi shkollor i detyrueshëm i vendit (11 vjet, përfshirë dy vjet kopsht), është i ndarë në nivele fillore dhe të mesme.

Mësimet e anglishtes fillojnë që në shkollën fillore, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Në pjesën më të madhe të Zvicrës, ato përfshijnë moshat nga rreth katër/pesë deri në 12 vjeç – varësisht nga kantoni.

Për shembull, në Cyrih, anglishtja mësohet mjaft herët, që nga viti i dytë, domethënë, nga mosha shtatë ose tetë vjeç.

Nga ana tjetër, në Gjenevë, mësimet e anglishtes fillojnë në klasën e shtatë – në moshën 11 vjeç.

Po shkollat ​​e mesme?

Mësimet e anglishtes vazhdojnë gjatë gjithë shkollimit të detyrueshëm.

Nuk ka orë të caktuara për kurset e anglishtes në të gjitha shkollat ​​e mesme zvicerane – ose një metodë universale të mësimdhënies së saj – për shkak të sistemit të decentralizuar arsimor të Zvicrës dhe kërkesës për të mësuar të paktën një gjuhë të dytë zyrtare kombëtare së bashku me anglishten – lexoni më shumë rreth kësaj më poshtë.

Prandaj, numri i orëve të dedikuara për mësimet e anglishtes në shkollat ​​e mesme nuk është i njëjtë në të gjithë Zvicrën – ose, për këtë çështje, nga një shkollë në tjetrën brenda të njëjtit kanton.

Për shembull, numri javor i orëve të mësimeve të anglishtes në të gjitha shkollat ​​e mesme të Gjenevës nuk është i caktuar.

Varet nga disa faktorë, duke përfshirë orientimin akademik të nxënësit, siç është maturité gymnasiale (e përgjithshme) ose maturité spécialisée (niveli i lartë), për shembull.

Niveli i përgjithshëm mund të kërkojë më pak orë anglisht sesa ai i lartë. Në shkollat ​​e mesme të Cyrihut (si në shumicën e kantoneve gjermanishtfolëse) kurset e anglishtes përqendrohen në “aftësitë komunikuese së bashku me aspektet tradicionale akademike”.

Mësimdhënia përqendrohet në zhvillimin e katër aftësive kryesore të gjuhës angleze: dëgjim, të folur, lexim dhe shkrim.

Me vetëm nuanca të vogla, këto janë objektivat e mësimeve të anglishtes në të gjitha shkollat ​​e mesme publike në Zvicër.

Sa mirë e flasin fëmijët anglishten kur mbarojnë shkollën?

Nuk ka një përgjigje uniforme as për këtë pyetje.

Shumë varet nga niveli i mësimdhënies që marrin nxënësit, si dhe nga kapacitetet e tyre të të nxënit.

Një nga problemet, sipas provave anekdotike, është se shumica e mësuesve në shkollat ​​publike nuk janë folës amtare të anglishtes.

Një person që u diplomua nga një shkollë publike në Bernë i tha The Local se personi që jepte mësim anglisht ishte gjermano-zviceran dhe jepte edhe gjermanisht.

Niveli i saj i anglishtes nuk ishte optimal; ajo gjithashtu këmbënguli, pavarësisht theksit të saj të fortë gjerman, në mësimdhënien e anglishtes britanike, të cilën e mësoi vetë, duke korrigjuar dhe duke vlerësuar nxënësit që përdornin shprehje amerikane.

Nuk ka statistika të disponueshme për numrin e saktë të mësuesve amtare të anglishtes në shkollat ​​publike zvicerane, por përgjithësisht kuptohet të jetë një pakicë, pasi shumica e mësuesve të anglishtes janë folës amtare të gjermanishtes, frëngjishtes ose italishtes për të përmbushur kërkesën rajonale të gjuhës për mësuesit.

Megjithatë, edhe nëse nuk janë rrjedhshëm kur mbarojnë shkollën, studimet tregojnë se nxënësit e kompensojnë më vonë.

Sipas Indeksit të Zotërimit të Anglishtes EF (EF EPI), i cili rendit vendet sipas barazisë së aftësive në gjuhën angleze, në shkallën nga ‘zotërim shumë i lartë’ deri në ‘zotërim shumë të ulët’, me ‘zotërim mesatar’ në mes, (116 vende në total), Zvicra është në vendin e 31-të, e renditur si komb me ‘efikasitet të lartë’.

Pse Zvicra nuk është në të njëjtin nivel me vendet me ‘efikasitet shumë të lartë’?

Një shpjegim, sipas një analize nga transmetuesi publik RTS, është se të mësuarit e dy gjuhëve të huaja njëkohësisht – një gjuhe të dytë kombëtare, siç kërkohet nga ligji zviceran, përveç anglishtes – mund të shpjegojë këtë boshllëk.

Dënohen për korrupsion prej 9 milionë frangash tre zyrtarë në rastin Astra

Gjykata Federale Penale në Bellinzona i shpalli të tre të pandehurit fajtorë në gjyqin për korrupsion në rastin Astra të enjten. Ata u dënuan për ryshfet, akuza të shumëfishta për falsifikim, marrjen e certifikatave të rreme me anë të mashtrimit dhe mashtrim tatimor tregtar, transmeton albinfo.ch.

Një ish-punonjës i Zyrës Federale të Rrugëve (Astra) u dënua me 21 muaj burgim, me kusht për dy vjet, për pranim ryshfeti. Dy pronarë garazhi që e korruptuan atë morën dënime me burg prej 24 dhe 22 muajsh, përkatësisht, gjithashtu me kusht për një periudhë prove dyvjeçare, shkruan sda.ch.

Për më tepër, të tre të pandehurit duhet të paguajnë së bashku më shumë se 9 milionë CHF qeverisë federale.

Përveç kësaj, të tre të pandehurit janë përgjegjës bashkërisht dhe individualisht për dëmet ndaj Departamentit Federal të Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikacionit (DETEC) dhe Astra-s, që së bashku arrijnë në pak më shumë se 9 milionë CHF plus interesat, përcjell albinfo.ch.

Ish-zyrtari federal kishte manipuluar të dhënat e emetimeve midis tetorit 2014 dhe shtatorit 2017 në mënyrë që dy pronarët e garazheve – baba dhe bir – të mund të anashkalonin sanksionet e CO2.

Russell Crowe në Festivalin e Filmit në Cyrih

Festivali i Filmit në Cyrih po nderon aktorin Russell Crowe për arritjet e tij gjatë jetës. Aktori i madh nga Zelanda e Re do ta pranojë personalisht Çmimin për Arritje Jetësore, në Cyrih, raporton stafi i festivalit të filmit, transmeton albinfo.ch.

Crowe ka bërë histori në film në rolet kryesore të shumë klasikëve si “Gladiator” dhe “A Beautiful Mind”, vazhdon ai.

Përveç Russell Crowe, yje si Colin Farrell, Dakota Johnson dhe Benedict Cumberbatch do të jenë gjithashtu të pranishëm në Festivalin e Filmit në Cyrih të këtij viti, shkruan srf.ch.

Festivali i Filmit në Cyrih zhvillohet nga 25 shtatori deri më 5 tetor. Edicioni i këtij viti paraqet 114 filma.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, një “organizatë çati” e komunitetit

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës është një organizatë e krijuar me synimin për të qenë një subjekt “çati” që do të bënte përfaqësimin e komunitetit të shqiptarëve në këtë vend, duke i ofruar një zë të përbashkët dhe të koordinuar në mbrojtjen e interesave të tyre.

Se si ka rrjedhur puna e Kuvendit që nga themelimi deri më sot, cilat kanë qenë objektivat e tij dhe metodat e punës për arritjen e tyre, ku e sheh KSHZ veten në të ardhmen dhe çështje të tjera, për albinfo.ch flet kryetari i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës. Orhan Spahiu.

Kuvendi Shqiptar është themeluar në maj të vitit 2011. Themelimi i tij është iniciuar bashkërisht nga institucionet zvicerane dhe komuniteti shqiptar në Zvicër. Ndërsa qëllimi kryesor i Kuvendit është mbrojtja e interesave të komunitetit shqiptar në Zvicër, sidomos përmes reagimeve publike me komunikata për shtyp në rastet kur media zvicerane publikojnë shkrime që dëmtojnë imazhin e këtij komuniteti”, thotë z. Spahiu në lidhje me themelimin dhe misionin që Kuvendi i ka dhënë vetes.

Synimet dhe veprimet

Por në cilat raste dhe me cilat pretekste aktivizohet KSHZ? “Kryesisht në mbrojtjen e interesave përmes reagimeve publike në media. Reagimet tona mund të gjenden në faqen tonë në Facebook ose duke kërkuar në Google në gjuhën shqipe dhe gjermane. Gjithashtu jemi aktivë edhe në fushën e kulturës dhe arsimit. Në katër vitet e fundit kemi organizuar një javë dhe dy fundjava kulturore, si dhe kemi zhvilluar projekte arsimore të rëndësishme”, përgjigjet ai.

Në 14 vite punë, KSHZ ka zhvilluar shumë aktivitete dhe ka lënë vulën e vet në jetën e komunitetit të këtushëm shqiptar. Në këtë kontekst, z. Spahiu veçon disa prej tyre. “Që nga themelimi, Kuvendi ka kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Zvicër dhe në vendet e origjinës. Kemi ndërmarrë aksione kundër diskriminimit, si në rastin e ekstradimit të Shemsi Nuhiut, ku përmes një peticioni me mbi 5,200 nënshkrime kërkuam nga autoritetet zvicerane të përcjellin procesin dhe kushtet e paraburgimit në Serbi.

Gjithashtu kemi reaguar kundër rasteve të diskriminimit si ai në lidhje me “kartonin e gjelbër”, përmes një peticioni me organizata tjera shqiptare etj.
Në aspektin kulturor, kemi marrë pjesë në ekspozitën “BESA” që përkujtonte dhe vlerësonte shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Tutor#shqip”, një projekt për ngritjen e nivelit arsimor të nxënësve shqiptarë

Një nga projektet tona më të rëndësishme është “Tutor#shqip”, një iniciativë që ndihmon nxënësit shqiptarë në shkollat zvicerane të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe shkollore. Projekti po zgjerohet edhe në kantone të tjera dhe ka sjellë rezultate shumë pozitive”, shton kryetari i KSHZ.

Por, kush është pjesë e KSHZ-së, kush e drejton atë dhe si bëhet përtëritja e anëtarësisë? “Aktualisht, kryesia e Kuvendit përbëhet nga 18 persona aktivë. Në mbledhjen e fundit, na janë bashkuar edhe disa anëtarë të rinj. Anëtarësia është e hapur për të gjithë dhe çdo kush që dëshiron të përfshihet mund të marrë pjesë në mbledhje dhe të votojë apo të zgjidhet.

Të rinjtë që janë bashkuar me Kuvendin janë vetë-iniciuar pasi kanë ndjekur aktivitetet tona. Nuk ka qenë e nevojshme t’i bindim – ata janë bashkuar vetë me dëshirë”, thekson z. Spahiu.

Ai shton se aktualisht KSHZ nuk ka sfida të mëdha në funksionim. Koha e investuar ndahet në grupe pune si: media, kulturë dhe “Tutor#shqip”. Organizimi është funksional dhe efektiv. Ndërsa duke folur për projektet që i konsiderojnë si arritje më të mëdha të Kuvendit, kryetari Spahiu thotë se “Projekti “Tutor#shqip” është një ndër më të suksesshmit. Ai ka ndihmuar nxënësit shqiptarë të përmirësojnë notat dhe shprehjen gjuhësore. Ky projekt ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e komunitetit, si në aspektin arsimor, ashtu edhe atë identitar e kulturor”.

Bashkëpunim i mirë me shoqatat shqiptare dhe me institucionet zvicerane

Bashkëpunimi me shoqatat tjera dhe me institucionet e vendit ku zhvillon veprimtarinë e tij KSHZ është një domosdoshmëri. Kështu përgjigjet z. Spahiu lidhur me këtë segment pune: “Me institucionet zvicerane bashkëpunojmë përmes kërkesave me shkrim dhe kontakteve direkte. Me organizata shqiptare bashkëpunojmë në projekte të përbashkëta si “Tutor#shqip” me LAPSH-in, ose në organizimin e javëve kulturore me shoqata të ndryshme. Me institucionet në vendet e origjinës nuk kemi bashkëpunime të strukturuara”

.

Dhe, cila është perspektiva e punës së KSHZ, çfarë objektivash parasheh ai për një të ardhme? Për kryetarin Spahiu, ulja e nevojës për reagime në media është vetvetiu një tregues për përmirësimin e gjendjes së komunitetit, një trend që në të ardhmen pritet të përmirësohet. “Në krahasim me vitet e para të themelimit, sot kemi më pak nevojë për reagime në media, gjë që e shohim si shenjë pozitive. Shpresojmë që edhe në të ardhmen të mos ketë arsye për reagime, sepse kjo do të thotë se imazhi dhe pozita e shqiptarëve po përmirësohet”.

 

Shumë punë të mira bëhen edhe jashtë vëmendjes publike

Punët e mira nuk kanë nevojë gjithmonë të jenë publike. E rëndësishme është që të arrihet rezultati. Shumë nga aktivitetet tona bëhen jashtë vëmendjes publike, por me efekt konkret. Kushdo që dëshiron të bashkohet, është i mirëpritur të na kontaktojë në [email protected] ose përmes Facebook-ut.

 

Prizrenasja Meral Kureyshi, në Listën e Ngushtë për Çmimin Zviceran të Librit

Pesë finalistë mund të shpresojnë për Çmimin Zviceran të Librit, më të madhin në vend. Juria ka publikuar listën e ngushtë të enjten në mëngjes, të zgjedhur nga 90 tituj që kishin konkurruar, në të cilën, për herë të dytë është edhe emri i shkrimtares Meral Kureyshi.

E lindur në Prizren, Kureyshi, me turqishten gjuhë amtare, prej moshës 11 vjeçare jeton në Zvicër, ku është shpërngulur familja e saj, shkruan albinfo.ch.

Ceremonia e Çmimit Zviceran të Librit do të zhvillohet në mesin e nëntorit në Teatrin e Bazelit. Fituesi do të marrë 30,000 franga zvicerane.

Të nominuar janë librat: “Lazar” i Nelio Biedermann,  “Die Holländerinnen” (“Gratë holandeze”) nga Dorothee Elmiger, “Im Meer waren wir nie” (“Kurrë nuk kemi qenë në det”) nga Meral Kureyshi “Verzauberte Vorbestimmung” (“Paracaktimi i Magjepsur) nga Jonas Lüscher dhe libri i Melara Mvogdobo-s “Grossmütter” (“Gjyshet”), shkruan srf.ch.

Pak fjalë mbi romanin “Im Meer waren wir nie” (“Kurrë nuk kemi qenë në det”). Narratoria pa emër në vetën e parë e Meral Kureyshi-t po rrit djalin e shoqes së saj më të mirë me shoqen e saj nga mosha shkollore. Në të njëjtën kohë, ajo kujdeset për Lilin, e cila është zhvendosur në një azil pleqsh. Ajo bën punë kujdesi, megjithatë ekziston edhe një ndjenjë afërsie midis të dyjave.

Në skena individuale, Kureyshi rrëfen jetën e përditshme të protagonistes së saj, marrëdhëniet e saj në ndryshim, plakjen dhe lamtumirat që krijon ajo…

Meral Kureyshi nuk është e panjohur me listën e ngushtë të çmimeve për librin: në vitin 2015, ajo ishte nominuar për romanin e saj të parë, “Elefanten im Garten” (“Elefantët në Kopsht”), i cili është i përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe nga Enver Robelli, transmeton albinfo.ch. Ky roman kishte fituar disa çmime të rëndësishme letrare dhe ishte përkthyer në disa gjuhë. Ndërsa romani i saj i fundit fitoi një çmim letrar nga Kantoni i Bernës.

Prezantohet qeveria e re e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shpalli sot përbërjen e qeverisë së re, pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Krahas figurave të reja, disa ministra që do të vijojnë të ushtrojnë të njëjtat funksione që mbajnë aktualisht.

Emrat

1.Belinda Balluku – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Belinda Balluku është konfirmuar sërish në dy postet e rëndësishme që mban: zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Me këtë mandat të ri, ajo vazhdon detyrën që ka mbajtur që nga viti 2019 në ministri dhe nga viti 2022 si numri dy i qeverisë. Balluku njihet për eksperiencën e saj në fushën e transportit dhe energjisë, dhe për kontributin në modernizimin e infrastrukturës kombëtare.

2.Petrit Malaj – Ministër i Financave

Petrit Malaj vijon në detyrën e ministrit të Financave, post që e mban që nga korriku 2024. Me një karrierë të gjatë në sektorin financiar dhe eksperiencë ndërkombëtare, ai do të jetë në qendër të menaxhimit të buxhetit, investimeve dhe reformave fiskale.

3.Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Antikorrupsionin

Adea Pirdeni është rikonfirmuar si Ministre e Shtetit për Antikorrupsionin. E njohur për angazhimin e saj në fushën e drejtësisë dhe administratës publike, Pirdeni do të vijojë të udhëheqë përpjekjet për rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit në institucionet shtetërore.

4.Majlinda Dhuka – Kryenegociatore për Integrimin në BE

Kryeministri Rama ka rikonfirmuar Majlinda Dhukën si Kryenegociatore për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhuka do të luajë një rol kyç në drejtimin e procesit të negociatave në fazat më delikate dhe vendimtare të integrimit.

5.Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes

Pirro Vengu është një tjetër emër i konfirmuar në kabinetin e ri qeveritar. I emëruar ministër i Mbrojtjes në korrik 2024, Vengu do të vijojë të drejtojë këtë dikaster strategjik, duke u bazuar në eksperiencën e tij në menaxhimin e sektorëve publikë dhe luftën kundër korrupsionit.

Konfirmimi i këtyre ministrave tregon synimin e qeverisë për të ruajtur vazhdimësinë në sektorët kyç si infrastruktura, financat, mbrojtja dhe antikorrupsioni. Në një kontekst ku Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të integrimit evropian, përvoja dhe qëndrueshmëria institucionale mbeten thelbësore.

Ndërkohë kemi edhe disa ministra që qëndrojnë në kabinetin e ri qeveritar, por në detyra të ndryshme nga ato që kanë mbajtur në mandatin e kaluar.

Ministrat që qëndrojnë, por ndryshojnë dikaster

1.Albana Koçiu – Ministre e Brendshme

Pas një mandati në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu kalon në një nga postet më të rëndësishme të kabinetit: Ministria e Brendshme. Ajo sjell në këtë pozicion përvojën e saj në administratë dhe reformën publike, me fokus në ndërtimin e kapaciteteve institucionale.

2.Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

Delina Ibrahimaj, e cila më parë ishte Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, merr drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Me një karrierë të ndërtuar në institucionet financiare të vendit, Ibrahimaj ka si detyrë të shtyjë përpara zhvillimin ekonomik përmes dixhitalizimit dhe përmirësimit të klimës së investimeve.

3.Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit

Një nga figurat më jetëgjata në kabinetet e Edi Ramës, Mirela Kumbaro, lë pas Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për të marrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit. Në detyrën e re, Kumbaro pritet të fokusohet në modernizimin e sistemit arsimor dhe përmirësimin e cilësisë së edukimit.

4.Blendi Gonxhja – Ministër i Kulturës dhe Turizmit

Blendi Gonxhja, i cili më parë drejtonte portofolin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të fokusohet tashmë vetëm në Kulturë dhe Turizëm. Me përvojë në administratë dhe sektorin e shërbimeve, Gonxhja ka si detyrë të forcojë lidhjen ndërmjet trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit turistik.

Po zhvillohen takimet në kuadër të dialogut në Bruksel

Mësohet se në Bruksel janë duke u zhvilluar takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Peter Sorensen. 

Referuar burimeve evropiane, Sorensen ka takuar sot në takime të ndara, kryenegociatorët nga Kosova dhe nga Serbia, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Është paralajmëruar se do të ketë edhe takim trepalësh, pra të kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia me prani të emisarit Sorensen.

Takimet në kuadër të dialogut janë bërë shumë të rralla, sidomos duke pasur parasysh situatën politike në Serbi por edhe mosthemelimin e institucioneve të Kosovës me legjitimitet të plotë pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit. Në këto rrethana, sipas diplomatëve në Bruksel, rrethanat nuk janë të favorshme për ndonjë progres në kuadër të dialogut. Por, nga BE-ja kanë vazhduar të bëjnë thirrje që palët të përmbushin të gjitha obligimet e tyre nga procesi i dialogut, se nga kjo varet edhe e ardhmja e tyre evropiane. 

2.1 miliardë euro të ardhura nga turizmi në Shqipëri

Pa dyshim se turizmi është shndërruar në një motor të fuqishëm për ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të këtij viti, turistët e huaj kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.224 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 5.5%, krahasuar me vitin e kaluar dhe më shumë se dyfish në raport me periudhën para pandemisë. Në total, përgjatë këtij viti, të ardhurat nga turizmi përllogariten në nivelin e 2.098 miliardë eurove, përcjell albinfo.ch.

Kjo rritje tregon se Shqipëria jo vetëm po tërheq më shumë turistë, por edhe vizitorë me profil më të lartë ekonomik, të cilët qëndrojnë më gjatë dhe konsumojnë më shumë, edhe jashtë sezonit veror.

Referuar numrit të turistëve përgjatë kësaj periudhe, në raport me shpenzimin total, rezulton se mesatarisht një turist në vendin tonë ka shpenzuar rreth 460 euro, ose 7% më shumë se vjet.

Ndërkohë, edhe shqiptarët po udhëtojnë më shumë jashtë vendit, me shpenzime që kapin shifrën 721 milionë euro për të njëjtën periudhë.

Pavarësisht kësaj, bilanci neto i turizmit mbetet pozitiv për vendin, me një diferencë prej mbi 503 milionë euro në favor të ekonomisë shqiptare, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.

Nga ana tjetër, vendi ynë po bëhet gjithmonë e më shumë tërheqës për vizitorët e huaj, të cilët jo vetëm konsumojnë gjatë sezonit turistik, por e shohin Shqipërinë si një potencial për të investuar në ekonomi. Ky tregues ka gjeneruar në gjysmën e parë të vitit 759.5 milionë euro.