Foda tregon se pse Zhegrova nuk luajti më shumë ndaj Sllovenisë

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras pa gola (0-0) ndaj Sllovenisë, në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026, përcjell albinfo.ch.


Pas përfundimit të takimit, përzgjedhësi Franco Foda doli në konferencë për media, ku foli për lojën e skuadrës dhe situatën e futbollistit Edon Zhegrova.

Tekniku gjerman u shpreh i kënaqur me një pikë, duke vlerësuar edhe paraqitjen e kundërshtarit.

“Po, është e rëndësishme që morëm një pikë. Sllovenia po ashtu luajti një ndeshje të madhe, por treguam se mund të luajmë fuqishëm në këto ndeshje të mëdha”, tha Foda.

Edon Zhegrova nuk e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe u aktivizua vetëm në fund të takimit. Për këtë vendim, Foda tha se lojtari ka qenë i lodhur nga stërvitja e fundit dhe se po trajtohet me kujdes për shkak të një lëndimi të mëparshëm.

“Edoni është top lojtar, por nuk duhet të harrojmë që ai që nga janari nuk ka luajtur. Edoni ka qenë i lodhur nga stërvitja e fundit dhe duhet ta trajtojmë me kujdes”, përfundoi ai.

Tre të vdekur nga zjarri në një apartament në Milano, evakuohen 17 familje

Një zjarr në një ndërtesë katërkatëshe vrau tre persona mbrëmë në Cornaredo, pranë Milanos, përcjell albinfo.ch.

Të vrarët ishin një burrë dhe një grua, përkatësisht 88 dhe 82 vjeç, prindërit e moshuar të viktimës së tretë, djalit të tyre 55-vjeçar. 40 persona u evakuuan, tetë prej të cilëve u plagosen dhe u dërguan në spital.

Kjo u raportua nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Milanos, të cilët po hetojnë incidentin.

Kompania e Zjarrfikësve Corsico (Milano) dhe njësia hetimore e Brigadës së Zjarrfikësve janë në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Apartamenti është i bllokuar.

Në total, sipas raporteve nga Karabinierët dhe Brigada e Zjarrfikësve, u evakuuan 17 familje. Nëntëmbëdhjetë persona iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore, ndërsa tetë u transportuan në spitale të ndryshme për vlerësime ose thithje tymi. Asnjë nuk raportohet të jetë në gjendje të rëndë.

Qeveria ndan mbi 300 mijë euro për tekste shkollore të nxënësve në Luginën e Preshevës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 304 mijë e 511 qind e 16 euro, për pajisjen me 35.448 tekste shkollore për 3.650 nxënës shqiptarë të shkollave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në SHBA, BE dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse.

Po ashtu, u miratua kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (ndarjet).

Kabineti qeveritar në detyrë ka ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij.

Po ashtu, qeveria në detyrë ka ndarë 200 mijë euro për renovimin e objektit në Mitrovicën e Veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Ka filluar shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialit zgjedhor për procesin e votimit që do të mbahet më 12 tetor. Në mesin e këtyre materialeve përfshihen edhe fletëvotimet që do të përdoren nga qytetarët në të gjitha komunat e vendit, përcjell albinfo.ch.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se materialet zgjedhore po vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit, prej nga të dielën në mëngjes do të shpërndahen në Qendrat e Votimit.

“Sipas planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shpërndan materialin zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, të cilat do të përdoren në procesin e votimit, më 12 tetor. Këto materiale zgjedhore vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit, të në çdo komunë të vendit dhe nga aty, të dielën në mëngjes do të shpërndahen në Qendra të Votimit”, tha ai.

Ai bëri të ditur gjithashtu se për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur mbi 3.6 milionë fletëvotime, nga 1.8 milionë për secilin lloj të zgjedhjeve.

“Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur mbi 3.6 milionë fletëvotime, nga 1.8 milionë për secilin lloj të zgjedhjeve”, tha Elezi.

KQZ-ja ka apeluar tek qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të kontribuojnë në një proces të rregullt, të lirë dhe demokratik.

Shqipëria sonte përballë Serbisë, synon fitoren

Kombëtarja Shqiptare sot do të përballet kundër Serbisë në Leskovac, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, përcjell albinfo.ch.

Sfida e cila zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45, për nga pesha në renditje konsiderohet si një “finale” për vendin e dytë, pozicion që siguron një biletë për në fazën play-off të Botërorit.

Shqipëria ndodhet aktualisht në vend të dytë me tetë pikë, një më shumë se Serbia, e cila ka edhe një ndeshje më tepër për të luajtur.

Kjo përballje është klasifikuar me rrezikshmëri të lartë nga FIFA, e cila ka dërguar dy oficerë sigurie në Serbi. Federata Serbe nuk ka nxjerrë asnjë biletë në shitje, ndërsa të gjithë 6 mijë e 500 tifozët që do jenë në stadium janë me ftesa të përzgjedhura, përfshirë të rinj nga akademitë e futbollit.

KQZ gati për zgjedhjet e nesërme: Kamera sigurie në çdo vendvotim

Për të dytën herë brenda një viti, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’i drejtohen sërish kutive të votimit. Kësaj radhe, 2 milionë e 25 mijë e 105 votues, do të votojnë për të zgjedhur kryetarët në 38 komuna të vendit dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale, përcjell albinfo.ch.

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga hapja e vendvotimeve, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka treguar se aktivitetet e orëve të fundit që janë duke u realizuar dhe masat që janë ndërmarrë në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

“Gjatë kësaj periudhe përgatitore katër-mujore, KQZ ka përgatitur procesin zgjedhor sipas përgjegjësive që dalin nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligji për Zgjedhjet Lokale. Në fazën e fundit përgatitore do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor, përfshirë fletëvotimet, të cilat fillimisht do të dërgohen në Qendrat Komunale të Numërimit, që janë të vendosura në çdo komunë dhe nga aty, të dielën në mëngjes, ky material do të shpërndahet në Qendra të Votimit”, tha Elezi.

Përveç KQZ-së, në ditën e zgjedhjeve dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pritet të angazhohen edhe institucionet e ndryshme, siç janë Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.

Elezi ka përmendur se një nga masat e drejtpërdrejta që është ndërmarrë nga KQZ për ruajtje të integritetit zgjedhor, është vendosja e kamerave regjistruese në çdo vendvotim.

“Si masë e drejtpërdrejtë e cila është ndërmarrë nga KQZ, është vendosja e kamerave regjistruese në çdo vendvotim, në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Vendosja e kamerave regjistruese bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit zgjedhor të procesit të votimit dhe numërimit të fletëvotimeve”, tha Elezi.

I pyetur se çfarë ka ndërmarrë KQZ që të mos përsëriten problemet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit me transmetimin e rezultateve, në KQZ bën të ditur se është zhvilluar një softuer i ri për rezultate preliminare nga vendvotimet, rezultate nga Qendrat Komunale të Numërimit dhe nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe të subjekteve politike duhet të bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit. Prandaj, KQZ ka bërë përgatitjet që më 12 tetor të publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Gjithashtu, gjatë zhvillimit të ditës së votimit, në orare të caktuara do të publikohen edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, për secilën komunë, të detajuar për çdo Qendër Votimi dhe Vendvotim”, tha Elezi.

Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 93, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar dhe që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,624 kandidatë, prej të cilëve 205 kandidatë për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 5,419 kandidatë për zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Nga numri i përgjithshëm, vetëm për zgjedhjet për kryetarë të komunave janë certifikuar 205 kandidatë, prej të cilëve 185 burra dhe 20 gra. Ndërkaq, në zgjedhjet për Kuvende Komunale janë certifikuar 5,419 kandidatë, prej të cilëve 3,395 burra dhe 2,024 gra.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 54 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Sipas Listës së Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar nesër në Republikën e Kosovës është 2,025,105, të cilët janë të shpërndarë në 38 komuna.

Procesi zgjedhor zhvillohet për të zgjedhur 38 kryetarët e Komunave dhe 942 anëtarët e Kuvendeve Komunale.

Xhaka: Kjo është arsyeja pse mora përgjegjësinë e penalltisë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, shënoi nga pika e bardhë dhe udhëhoqi ekipin drejt fitores 2:0 ndaj Suedisë në Solna, transmeton albinfo.ch.

Pas ndeshjes, Xhaka shpjegoi vendimin e tij për të marrë përgjegjësinë e penalltisë:

“Me një paraqitje si kjo në udhëtim ndaj Suedisë, mund t’ia hiqni kapelën ekipit. Zakonisht preferoj që sulmuesi të gjuajë penalltinë për të rritur vetëbesimin, por Breel Embolo më tha të gjuaj. E kam shfrytëzuar përvojën time si përparësi.”

Ai shtoi: “Kemi fituar tri pikë shumë të merituara. Shpresonim për një fillim të kualifikimeve si ky dhe kemi vazhduar me ecurinë e mirë të viteve të fundit.”/Albinfo.ch

Adele shfaqet në koncertin e Dua Lipës në SHBA dhe i bashkohet këngëve të saj

Në një nga koncertet e turit “Radical Optimism” që këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipapo mban në Shtetet e Bashkuara, është vërejtur një mysafire shumë e veçantë, Adele, përcjell albinfo.ch.

Pamjet e publikuara nga fansat tregojnë këngëtaren britanike duke kënduar dhe kërcyer plot pasion me hitet e Duas, duke dëshmuar admirimin e saj për artisten shqiptare.

Ky moment ka emocionuar publikun dhe ndjekësit në rrjete sociale, sidomos pasi Dua Lipa ka treguar disa herë se Adele është një nga frymëzimet e saj më të mëdha në muzikë.

Të dyja artistet, të njohura për zërin unik dhe stilin e fuqishëm, ndajnë një respekt të ndërsjellë që vazhdon të frymëzojë skenën muzikore britanike dhe atë botërore.

video

https://x.com/dualipabrasil/status/1976154972195783085?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1976154972195783085%7Ctwgr%5Ec383f17564878d2f95d0e07617bf80d674d70824%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kultplus.com%2Fshowbiz%2Fadele-kendon-me-pasion-kenget-e-dua-lipes-ne-koncertin-e-saj-ne-shba%2F&ct=rw-fb

Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana

Një nga shembujt më frymëzues të programit UGRAD 2025 është ai i Rron Zekës, student i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, i cili gjatë qëndrimit të tij në Augustana University, South Dakota, u shpall “Studenti më i mirë i shkëmbimit” dhe u përfshi në Listën e Dekanit për rezultate të shkëlqyera akademike, transmston albinfo.ch.

Duke ardhur nga një sfond i së drejtës civile, Rroni përqafoi me pasion traditën e së drejtës së zakonshme anglo-amerikane, duke zgjeruar mënyrën e të menduarit juridik dhe duke zhvilluar aftësi të avancuara në arsyetim krahasues, analizë ligjore dhe interpretim të jurisprudencës.

Rrugëtimi i tij në SHBA shënoi një kthesë të rëndësishme në zhvillimin personal dhe profesional. “Këto mirënjohje i atribuohen fuqishëm rrugëtimit tim akademik në Shtetet e Bashkuara, ku ato përvoja luajtën një pjesë të madhe në formësimin e rrugës sime,” ndan Rroni me mirënjohje.

Pas kthimit në Kosovë, suksesi i tij u kurorëzua me nderimin më të lartë të Universitetit të Prishtinës – Çmimin “Hasan Prishtina”, duke u shpallur Student i Dalluar i Universitetit dhe Studenti më i mirë i Fakultetit Juridik.

Por përtej akademisë, Rroni thekson se udhëtimi i tij ka qenë po aq njerëzor sa edhe profesional:

Njerëzit do t’ju mbështesin kur të shohin përpjekjen tuaj.

Gjatë semestrit në SHBA, ai u angazhua në aktivitete të ndryshme të kampusit, vizita në Ambasadën Amerikane dhe bashkëpunime me profesorë e liderë universitarë, me të cilët vazhdon të mbajë marrëdhënie mentorimi dhe bashkëpunimi.

Përvoja ndërkulturore e ka pajisur atë me kompetenca të reja – komunikim ndërkulturor, durim, përshtatshmëri dhe kërkim të avancuar ligjor – duke e përgatitur të kontribuojë me siguri dhe vizion në çdo ambient, nga Prishtina në Kaliforni.

Sot, Rron Zeka rikthehet në Kosovë me një horizont më të gjerë dhe një mision të qartë: të përdorë njohuritë e fituara për të ndikuar në zhvillimin e sistemit juridik dhe në forcimin e drejtësisë shoqërore. /Albinfo.ch

Blerta Krenzi, shqiptarja që udhëheq me zemër Suedinë lokale, mes frymëzimit, sportit dhe komunitetit

Në qytetin suedez të Avestës, emri i Blerta Krenzit po shndërrohet në simbol të lidershipit modern dhe frymëzues. Me origjinë nga Kosova, ajo sot mban detyrën e kryetares së komunës së Avestës (kommunalråd), duke dëshmuar se përkushtimi dhe dashuria për njerëzit mund të ndërtojnë ura të forta mes kulturave, transmeton albinfo.ch.

Së fundmi, Blerta mori pjesë në një ngjarje të veçantë kushtuar kampionit botëror dhe olimpik në kërcimin me shkop, Armand Duplantis, pas rekordit të tij të ri botëror prej 6.30 metrash.

Në këtë ceremoni simbolike, e zhvilluar pranë “dalahästen” kalit gjigant prej druri që përfaqëson identitetin kulturor të Avestës — u vendos edhe një shufër për nder të arritjes së Duplantis. Tradicionalisht, komuna e ngrinte shiritin menjëherë pas çdo rekordi të sportistit, por këtë herë Blerta dhe ekipi i saj vendosën të ndalen për një arsye të bukur.

“Kësaj radhe duam që vetë Armand Duplantis të jetë pjesë e festës, bashkë me qytetarët e Avestës. Do të ishte magjike”, u shpreh Blerta Krenzi për Sveriges Radio.

Kjo qasje njerëzore e saj tregon se për Blertën, lidershipi nuk ka të bëjë vetëm me rregulla e tradita, por me krijimin e momenteve që bashkojnë njerëzit dhe frymëzojnë brezat e rinj.

Në rolin e saj si kryetare komune, ajo njihet për energjinë pozitive, përfshirjen qytetare dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të Avestës.

Blerta Krenzi është një shembull i gjallë i fuqisë së integrimit dhe suksesit ndërkombëtar të shqiptarëve. Nga rrënjët e saj në Kosovë deri te drejtimi i një komune suedeze, rrugëtimi i saj është dëshmi e guximit, vizionit dhe dashurisë për njerëzit. /Albinfo.ch

Zvicra fiton në Suedi, shënon Xhaka

Zvicra po vazhdon me rezultate pozitive në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Ekipi i Zvicrës fitoi ndaj Suedisë në udhëtim 0:2, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë e shënoi Granit Xhaka nga penalltia në minutën e 64-t, kurse fitoren e vulosu Manzambi në minutën e 94-t.

Zvicra ka nëntë pikë pas tri ndeshjeve, kurse Suedia vetëm një. Kosova numëron katër pikë, kurse Sllovenia dy.

 

 

Gjeneva është më pak tërheqëse për bizneset

Gjeneva po bëhet më pak popullore për bizneset.

Një anketë nga Fondacioni për Atraktivitetin e Gjenevës anketoi 88 kompani – që përbëjnë 30,000 vende pune në kanton – dhe gjashtë nga dhjetë thonë se nuk është një vendndodhje aq e mirë sa ishte në vitin 2022.

Një e treta e kompanive thonë se po mendojnë të largohen, transmeton albinfo.ch.

Transporti kryeson listën e ankesave, me bllokime trafiku, kantiere ndërtimi pafund dhe koordinim të dobët që frustrojnë gati 80% të të anketuarve.

Tatimet janë shqetësimi i dytë kryesor, veçanërisht taksa e lartë e Gjenevës mbi asetet e biznesit.

Ministrja e Financave, Nathalie Fontanet vëren se disa ulje taksash hynë në fuqi këtë vit dhe thotë se po zhvillohen bisedime për të rishikuar reformat e refuzuara.

Por me konkurrencën e ashpër nga Cyrihu, Zug dhe Vaud – dhe çështje të vazhdueshme si strehimi, burokracia dhe shqetësimet në rritje për sigurinë – tërheqja dikur e fortë e Gjenevës duket se është nën presion.

Plani i transportit zemëron Gjenevën

Plani shumëpritur kombëtar për transportin po zemëron shumë politikanë në Gjenevë, pasi ata thonë se favorizon rajonet gjermanishtfolëse dhe Zvicra perëndimore po lihet mënjanë.

Raporti Weidmann – i kryesuar nga Andreas Meyer Weidmann, ish-drejtor ekzekutiv i Hekurudhave Federale Zvicerane – është një analizë transporti e urdhëruar nga Këshilli Federal. Ai merr një këndvështrim dekadash mbi të ardhmen e transportit në vend.

Zgjerimi i stacionit Cornavin është i siguruar, si dhe linjat e reja të tramvajit. Por idetë e një projekti metroje dhe një kalimi të ri liqenor janë të vdekura, transmeton albinfo.ch.

Pierre Maudet, ministri i lëvizshmërisë i Gjenevës, thotë se raporti “keqkupton nevojat e rajonit ndërkufitar” dhe minimizon rrugët kryesore si Gjenevë-Lozanë dhe Gjenevë-Lyon, duke paralajmëruar për “një vizion të pjesshëm të lëvizshmërisë së Zvicrës Perëndimore”.

Gjyqtarët federalë miratojnë hapjen e dyqaneve të dielave për Krishtlindje

Gjykata Federale ka marrë anën e qeverisë së Gjenevës në një mosmarrëveshje mbi blerjet e të dielave para Krishtlindjeve.

Sindikatat SIT dhe UNIA kishin kundërshtuar vendimin e vitit 2024 për të lejuar dyqanet të hapen më 22 dhjetor, duke e quajtur atë të paligjshëm.

Por gjykata më e lartë e Zvicrës e vendosi hapjen të ligjshme dhe konfirmoi autoritetin e kantonit për të vendosur, transmeton albinfo.ch.

Departamenti Kantonal i Ekonomisë thotë se hapja e të dielës do t’u lejojë dyqaneve të konkurrojnë kundër blerësve ndërkufitarë dhe online.

Presidenti amerikan: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se i ka dhënë fund 8 konflikteve në të gjithë botën, por këtë gjë nuk e ka bërë për të fituar Nobelin e Paqes.

Në pritjen që i bëri Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, Trump deklaroi se askush në histori nuk i ka dhënë fund tetë luftërave në nëntë muaj.

“… Dhe unë i ndalova tetë luftëra. Por, ata që japin Çmimin Nobel e dinë vetë punën e tyre. Janë të zotë në atë që bëjnë. Nuk e bëra për të fituar çmimin. E bëra për të shpëtuar shumë jetë”, tha ai, transmeton albinfo.ch.

Trump u referohet këtyre konflikteve: Armeni-Azerbajxhan, Republika Demokratike e Kongos-Ruanda, Izrael-Iran, Indi-Pakistan, Kamboxhia-Tajlandë, Egjipt-Etiopi, si dhe një marrëveshje e pjesshme midis Kosovës dhe Serbisë, gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

Presidenti i Shqipërisë kërkon koordinimin me Kosovën përballë krizës demografike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës, kushtuar temës “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës”, ka deklaruar se valës së ndryshimit demografik duhet t’i paraprijmë me strategji afatgjata dhe politika të mirëmenduara e të koordinuara.

Ai paralajmëroi se zhvillimet aktuale dhe ato të ardhshme demografike po prekin themelet e shoqërisë shqiptare, sigurinë, familjen, punësimin dhe mirëqenien, duke theksuar se çdo vonesë në reagim do të ketë pasoja të pakthyeshme. “Parashikimet pesimiste dhe aktualiteti shqetësues demografik tregojnë se nëse vonohemi apo gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.

Begaj theksoi kontradiktat që po përjeton tregu i punës në vend dhe në rajon, ku mungesa e fuqisë punëtore bashkëjeton me papunësinë e lartë të të rinjve.

“Kjo kontradiktë është një paradoks që kërkon politika të reja, vizionare dhe afatgjata. Tregu i punës kërkon punonjës me aftësi të reja në teknologji, informacion, shërbime të specializuara dhe inovacion. Ky është një ndryshim strukturor që kërkon menaxhim të përgjegjshëm, që zhvillimi të ruajë karakterin social dhe kohezionin kombëtar”, theksoi ai.

Ai e cilësoi situatën demografike si çështje që prek edhe sigurinë kombëtare, duke nënvizuar se pasojat nuk kufizohen vetëm në ekonomi.

“Zhvillimet negative demografike sjellin uljen e bazës tatimore, dobësimin e aftësisë prodhuese dhe mbingarkimin e sistemeve të pensioneve dhe të shëndetësisë. Shpopullimi i zonave rurale dhe kufitare dëmton kohezionin social dhe kontrollin territorial, ndërsa emigracioni i të rinjve zvogëlon kapitalin njerëzor dhe kapacitetin mbrojtës të vendit”, deklaroi Begaj.

Presidenti i përshëndeti nismat që po zbatohen në Shqipëri dhe Kosovë për rritjen e lindshmërisë, përmirësimin e cilësisë së jetës, kujdesin ndaj të moshuarve dhe integrimin e faktorëve demografikë në planifikimin ekonomik kombëtar, por kërkoi që strategjitë dhe politikat të zbatohen me përpikëri e pa vonesa.

“Politikat dhe strategjitë duhen jo vetëm të zbatohen me kujdes, por efektshmëria e tyre duhet matur dhe ndjekur me vëmendje. Nëse vonohemi apo gabojmë sot, nuk do të kemi një shans të dytë nesër”, tha ai, shkruan VizionPlus.

Begaj e konsideroi jetike forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të tregut të punës, duke vlerësuar se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët mund të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë. “Ne kemi nevojë për një treg më të bashkuar dhe më të koordinuar, që i gjithë rajoni të bëhet më tërheqës për investime dhe projekte të përbashkëta zhvillimi. Vetëm kështu mund të krijojmë më shumë qëndrueshmëri dhe më shumë shpresë për brezat e rinj. Në këtë kontekst, procesi i integrimit evropian mbetet rruga më e qëndrueshme për zhvillim afatgjatë dhe zbut disa nga shkaqet e emigracionit”, u shpreh Presidenti i Republikës.

Si përfundim, Begaj bëri thirrje për një përfshirje të gjerë të institucioneve, politikëbërësve, ekspertëve dhe sektorit privat në ndërtimin e politikave të bazuara në dije dhe kërkim shkencor, për t’i dhënë përgjigje sfidës demografike që, sipas tij, përcakton vetë të ardhmen e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Qeveria zvicerane do të propozojë prioritete të reja për projektet rrugore dhe hekurudhore

Qeveria zvicerane planifikon të përcaktojë përparësitë për zgjerimin e rrjeteve të transportit të vendit në bazë të një raporti të porositur nga instituti federal i teknologjisë ETH Zurich.

Raporti, i publikuar të enjten, vjen menjëherë pas parashikimeve për miliarda kosto shtesë për zgjerimin e infrastrukturës hekurudhore dhe gati një vit pasi votuesit refuzuan një plan për zgjerimin e autostradave kombëtare.

Tani qeveria ka përshkruar se si synon të vazhdojë. Deri në fund të janarit 2026, ministria e mjedisit dhe transportit do të propozojë projekte që do të përfshihen në programin kombëtar të zgjerimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, si dhe në programin e pestë të transportit aglomerativ.

Për infrastrukturën hekurudhore, ministria do të paraqesë një variant që supozon më shumë të ardhura, por nuk bie ndesh me paketën federale të kursimeve, e cila aktualisht po diskutohet në parlament. Projektet rrugore dhe programet e aglomeracionit duhet të bazohen në kushtet ekzistuese të kuadrit financiar.

Qeveria planifikon të bashkojë hapat e zgjerimit për rrugët dhe hekurudhat, si dhe kontributet në programin e transportit aglomerativ, në procesin e konsultimit dhe kështu të tregojë planifikimin e përgjithshëm të hapave të ardhshëm të zgjerimit. Megjithatë, ajo planifikon të mbajë referendume të ndara mbi vendimet në lidhje me hekurudhat dhe rrugët, transmeton albinfo.ch.

Qeveria gjithashtu synon të ruajë zgjerimin e shkallëzuar, për aq sa kjo ka kuptim në aspektin e përmbajtjes. Në draftin e konsultimit, ajo synon të aplikojë për një fazë zgjerimi të vitit 2027 për rrugët, hekurudhat dhe kontributet në programin e transportit aglomerat. Në të njëjtën kohë, ajo dëshiron të ofrojë një perspektivë për fazat e mëtejshme të zgjerimit në vitet 2031 dhe 2035.

Një draft i tekstit të konsultimit duhet të jetë i disponueshëm në fund të qershorit 2026. Qasja e qeverisë bazohet në raportin e porositur nga Ministri i Transportit Albert Rösti janarin e kaluar dhe i cili u prezantua në Bernë të enjten.
Raporti u nxit nga refuzimi i elektoratit zviceran të zgjerimeve të autostradave dhe fakti se rreth 14 miliardë CHF (17.4 miliardë dollarë) në kosto shtesë priten për fazën e miratuar të zgjerimit të hekurudhave, për shembull për shkak të projekteve shtesë. Raporti u drejtua nga Ulrich Weidmann, një profesor i sistemeve të transportit në ETH Zurich.

ETH Zurich mbetet universiteti më i mirë në kontinent

Falë Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë në Cyrih, Zvicra është një nga vendet më të mira për kërkime në botë. Në një renditje aktuale, ETH Zurich mbeti universiteti më i mirë në Evropën kontinentale. Kjo ishte nga renditja e revistës profesionale “Times Higher Education” e publikuar të enjten.

Zvicra është konsistente, shkroi revista në një deklaratë. Ashtu si në vitet e fundit, ETH Zurich renditet i njëmbëdhjeti në renditjen për vitin 2025.
EPFL humbet tre vende

Nga ana tjetër, Universiteti Federal Zviceran i Teknologjisë në Lozanë (EPFL) ka humbur tre vende. Ai renditet i 35-ti. Universiteti i Lozanës, nga ana tjetër, arriti rezultatin e tij më të mirë ndonjëherë me renditjen e 125-të.

Sipas vlerësimit të revistës, 10 universitetet më të mira në botë përbëhen vetëm nga universitete britanike dhe amerikane. Për të dhjetën herë radhazi, revista profesionale e emëroi Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe universitetin më të mirë në botë.

Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit në Shtetet e Bashkuara është në vendin e dytë, si vitin e kaluar. Universiteti i Harvardit, gjithashtu në SHBA, iu desh t’ia linte vendin e tretë Universitetit të Princetonit (SHBA) dhe Universitetit të Kembrixhit (Mbretëria e Bashkuar) dhe tani renditet i pesti, shkruan Bilanz, transmeton albinfo.ch.

Kina po e kap ritmin

Edhe pse universitetet perëndimore zënë pozicionet kryesore, universitetet në Azinë Lindore po e kapin ritmin. ETH Zurich pasohet nga Universiteti Tsinghua dhe Universiteti i Pekinit në Kinë.

Analiza bazohet në një total prej 18 treguesish që marrin parasysh mësimdhënien, kërkimin shkencor, transferimin e njohurive dhe orientimin ndërkombëtar të institucioneve. Në total, revista rendit pothuajse 2200 universitete në renditjen ndërkombëtare.

Të gjitha mënyrat më të mira për të kursyer para në Zvicër këtë vjeshtë

Kursimi i parave, veçanërisht në një vend të shtrenjtë si Zvicra, nuk është i lehtë – por nuk është as i pamundur, për sa kohë që dini si ta bëni.

Inflacioni është i ulët në Zvicër, gjë që është një gjë e mirë për fuqinë blerëse, pasi mund të paguani më pak (edhe nëse pak) për disa mallra dhe shërbime të konsumit.

Por ka edhe mënyra të tjera ku mund të kurseni para duke bërë zgjedhje të informuara:

‘Maksimizoni’ kursimet tuaja

Normat e interesit në Zvicër kanë rënë vazhdimisht, dhe veçanërisht që nga qershori 2025, kur banka qendrore e vendosi normën në zero përqind – dhe e mbajti atë në këtë nivel në shtator.

“Ky nuk është një lajm i mirë për kursimtarët”, tha Benjamin Manz, drejtor menaxhues i platformës së konsumatorëve Moneyland në atë kohë, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, disa banka ofrojnë norma pak më të larta për kursimet sesa të tjerat.

Për shembull, norma më e lartë në UBS, Migros, Raiffeisen dhe Zurich Cantonal Bank është aktualisht 0,05 përqind – asgjë për të cilën të bërtasësh nga çatitë, por është ende mbi zero.

Përfitoni nga normat e ulëta të hipotekës

Nëse po blini një pronë, ka lajme të këqija dhe lajme të mira.

E keqja: çmimet e pronave vazhdojnë të rriten dhe nuk pritet të bien së shpejti (nëse ndonjëherë).

Por lajmi i mirë është se hipotekat tani janë shumë më të përballueshme.

“Kur bëhet fjalë për financim, aktualisht është shumë tërheqëse të blesh pronë në Zvicër,” tha për The Local Marco Tomasina, një zëdhënës i platformës së pasurive të patundshme MoneyPark.

Kjo do të thotë se “hipotekat me normë fikse me një afat dhjetëvjeçar tani janë të disponueshme me shumë më pak se 2 përqind. Kjo kontribuon në faktin se kostoja e pronësisë është dukshëm më e ulët se qiraja,” tha ai.

Kurseni në taksa

Mund të paguani më pak taksa (ligjërisht) nëse e dini se çfarë zbritjesh keni të drejtë të kërkoni në deklaratën tuaj.

Për shembull:

Zbritni koston e sigurimit tuaj shëndetësor, të makinës dhe të jetës.

Zbritni çdo kosto mjekësore për aksidente ose sëmundje që nuk mbulohen nga sigurimi. Shpenzimet nga xhepi për pagesat e zbritshme dhe të bashkësigurimit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor mund të zbriten gjithashtu. Kostot e syzeve me recetë dhe lenteve të kontaktit, homeopatëve të licencuar dhe punimeve dentare gjithashtu mund të zbriten.

Shpenzimet personale për arsimim të vazhdueshëm në lidhje me karrierën tuaj në përgjithësi janë të zbritshme nga taksat.

Kostoja e udhëtimit për në punë dhe kthim mund të zbritet nga të ardhurat tuaja të tatueshme.

Kontributet vullnetare, shtesë në fondin tuaj të pensioneve profesionale për të mbyllur boshllëqet në përfitimet tuaja të pensionit mund të zbriten plotësisht nga të ardhurat tuaja të tatueshme.

Ju mund të kërkoni një përjashtim nga taksat për secilin prej fëmijëve tuaj të varur. Kjo mund të zbritet nga të ardhurat tuaja të tatueshme.

Kurseni në sigurimin shëndetësor

Kur vjen koha për të rinovuar polisën tuaj të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në nëntor, mund të kurseni duke kaluar në një model më të lirë:

Organizata e mirëmbajtjes së shëndetit (OMS)

Sipas këtij modeli, mbajtësit e policave duhet të konsultohen me një praktikë të caktuar të OMS. Dy disavantazhe të kësaj alternative janë një zgjedhje e kufizuar e mjekëve dhe gjithashtu ju nevojitet një referim për të parë një specialist.

Megjithatë, përfitimi është një ulje e primit deri në 25 përqind krahasuar me sigurimin konvencional.

Modeli i mjekut të familjes

Mjeku juaj i familjes, një mjek i përgjithshëm, do të jetë përgjegjës për të gjitha trajtimet tuaja mjekësore jo-urgjente.

Ai ose ajo do t’ju referojë te një specialist nëse është e nevojshme.

Nëse zgjidhni këtë opsion, mund të kurseni 20 përqind në sigurimin tuaj.

Alternativa Telmed

Nëse zgjidhni këtë opsion, duhet të telefononi një shërbim telefonik dhe të merrni një referim te një mjek ose spital.

Kjo nuk vlen për urgjencat mjekësore dhe ka përjashtime të tjera, siç janë ekzaminimet e syve dhe kontrollet vjetore gjinekologjike.

Kursimet totale mund të variojnë midis 15 dhe 20 përqind.

Ju gjithashtu mund të kurseni para nëse:

Rrisni zbritjen tuaj

Në Zvicër, zbritja (françiza) varion nga 300 deri në 2,500 franga – kjo përfaqëson kostot mjekësore që duhet të paguani nga xhepi juaj para se të fillojë sigurimi juaj shëndetësor.

Si me shumicën e llojeve të sigurimeve, sa më e ulët të jetë zbritja juaj, aq më të larta janë primet tuaja dhe anasjelltas.

Nëse jeni i ri, i shëndetshëm dhe nuk merrni ndonjë ilaç afatgjatë, atëherë mund të kurseni ndjeshëm me ekskluzivitetin më të lartë.

Megjithatë, mbani mend se nëse zgjidhni zbritjen më të lartë dhe përfundoni duke pësuar një aksident ose duke u sëmurur dhe duke pasur nevojë për kujdes mjekësor, do t’ju duhet të paguani një pjesë më të madhe të kostove.

Paguani primet në një shumë të vetme

Shumica e transportuesve të sigurimeve do t’ju japin një ulje prej 2% nëse i paguani primet tuaja paraprakisht në vend që të paguani çdo muaj.

Nëse mund të arrini të arrini këtë shumë të madhe vjetore deri në janar, mund të kurseni deri në disa qindra franga.

Merrni një plan celular më të lirë

Por për ta bërë këtë, duhet të jeni të gatshëm të ndryshoni operatorin ose abonimin tuaj.

Në Zvicër ofrohen më shumë se 100 abonime të ndryshme të telekomunikacionit celular dhe plane celulare me parapagesë, së bashku me opsione dhe paketa të panumërta plotësuese.

Disa janë më të përballueshme se të tjerat, dhe duke kaluar në një plan tjetër, mund të kurseni mjaft para.

Ofertat ndryshojnë shpesh nga një operator në tjetrin, kështu që për të gjetur ato më të fundit mund të krahasoni planet në Moneyland ose Comparis.

Gjenevë: KNKK do të mbështesë zbatimin e marrëveshjes Izrael-Hamas

KNKK do të ndihmojë në ribashkimin e pengjeve izraelite dhe të të burgosurve palestinezë me familjet e tyre sipas marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit. Kjo duhet të jetë një pikë kthese pas dy vitesh tmerri të paimagjinueshëm, tha presidentja e saj Mirjana Spoljaric në Gjenevë të premten. “Kjo situatë ofron një mundësi për të shpëtuar jetë dhe për të zvogëluar vuajtjet”, shtoi ajo. Stafi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Izrael do të punojë në operacion.

“Nga pikëpamja logjistike dhe e sigurisë, kjo është shumë e madhe krahasuar me atë që kemi qenë në gjendje të bëjmë në të kaluarën”, tha Christian Cardon, një zëdhënës i organizatës, për agjencinë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA. Marrëveshja parashikon kthimin e 47 pengjeve, të gjallë ose të vdekur, dhe më shumë se 1,900 të ndaluarve palestinezë, në një afat kohor që parashikon që operacioni të zhvillohet të hënën ose të martën e ardhshme, transmeton albinfo.ch.

“Ekziston një dëshirë për të vepruar shpejt” midis palëve në konflikt, shtoi zëdhënësi, duke theksuar se KNKK është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme.
“Presioni është i madh dhe ne duhet të jemi të përgatitur për çdo surprizë të minutës së fundit”, tha ai. Delegatët, si dhe ekspertët mjekësorë dhe psikologjikë, do të jenë aktivë.

Organizata mbetet e kujdesshme. “Ende nuk ka armëpushim, nuk ka lirime, nuk ka fluks masiv të ndihmës humanitare”, thekson z. Cardon. “Të gjithë “kjo është ende hipotetike”, shtoi ai.

Kryeqyteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq shpreson gjithashtu të jetë në gjendje të dërgojë ndihmë në Rripin e Gazës në siguri të plotë. Të enjten, ai ishte në gjendje të shpërndante pajisje mjekësore dhe ilaçe në Qytetin e Gazës në spitalin e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze për herë të parë që nga largimi i përkohshëm i stafit të tij nga kjo pjesë veriore e territorit palestinez dhjetë ditë më parë.

Zëdhënësi foli për “vështirësinë e familjeve që janë ende të pranishme”. Disa kanë refuzuar të ndjekin urdhrin izraelit për të evakuuar Qytetin e Gazës. Ose sepse nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, ose sepse duan të qëndrojnë pranë rrënojave të shtëpive të tyre, ku mund të ketë ende trupa që nuk mund të gjenden.

Që tani e tutje, zëdhënësi këmbëngul, “të gjithë duhet të kenë akses” në ndihmë në të gjithë vendin, përfshirë të moshuarit.
“Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, thotë presidentja e organizatës. Ajo u bëri thirrje palëve në marrëveshje të respektojnë angazhimet e tyre për armëpushimin, kthimin e pengjeve dhe të paraburgosurve, si dhe ndihmën humanitare.

Prani e madhe policore e planifikuar për protestën e së shtunës në Bernë

Policia në Bernë planifikon një vendosje të madhe për një protestë të paautorizuar në Lindjen e Mesme të shtunën, të ndihmuar nga ekipet e emergjencës nga kantone të tjera për të mbrojtur publikun dhe vendet kritike.

Qyteti i Bernës u kishte kërkuar grupeve që bënin thirrje për demonstratë të dorëzonin një aplikim. Megjithatë, ende nuk është bërë asnjë kontakt nga organizatorët e mundshëm, shkroi policia, raporton swissinfo.

Do të ketë kufizime trafiku në qendër të qytetit, veçanërisht në zonën e stacionit hekurudhor dhe përreth Bundesplatz. Mbylljet janë gjithashtu të mundshme. Prandaj, popullsia duhet të “planifikojë më shumë kohë për të udhëtuar në qytet”.

Ka pasur një numër demonstratash pro-palestineze në Bernë në muajt e fundit. Kohët e fundit, demonstruesit bllokuan përkohësisht disa shina hekurudhore në stacionin e Bernës në fillim të tetorit, transmeton albinfo.ch.

Më 24 maj, një demonstratë e paautorizuar në Gazë në Bernë u përshkallëzua. Policia përdori gaz lotsjellës, plumba gome dhe një top uji kundër demonstruesve. Sipas raporteve të policisë, gjashtë oficerë policie dhe dy demonstrues u plagosën.